• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

In memoriam – Mësuesit, Gjon Tomës Berishaj

19 Nëntor, 2017
in Të Ndryshme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në pamundësi që të jem pjesë e ceremonisë mortore të përcjelljes së Gjon Tomës Berishaj dhe me këtë rast t’i them disa fjalë (dëshirë kjo e atij kur ishte gjallë), besoj se në këtë mënyrë dhe në këtë formë, përkujtimi për Mësuesin do të mbetet i shënuar dhe do të ruhet. Gjoni ishte i njerëzishëm, bujar, punëtor, energjik dhe vizionar. Mirëpo, mbi të gjitha ishte modest. Andaj, edhe duke bërë përpjekje që në këta rreshta të përshkruhet vetëm ajo që e veçonte Gjonin nga koha, rolin, personalitetin, energjinë krijuese, përkushtimin ndaj profesionit dhe punës, vizionin e tij për ndërtimin e së ardhmes, idealizmin e tij në përkrahjen e ndryshimeve etj., kam frikë se e tëra do të shkojë përtej kornizave të modesties së tij.

Është e zakonshme që shkrimet përkujtimore të ngarkohen me elozhe, lavdata dhe teprime, mirëpo – sa për të respektuar dëshirën e tij që përmbajtja e asaj që do të ishte fjala ime lamtumirëse për atë, por edhepse për këtë nuk shoh asnjë nevojë, ata që e lexojnë këtë shkrim dhe e kanë njohur Gjonin do të binden se përpjekja ime e rrumbullakimit të një jete gadi njëshekullore, poashtu ka qenë modeste.

U lind më 1923, në Priftën, në një familje të vogël malësore për nga numri (babai, nëna dhe gjyshja), por të njohur për nga mirëqenia dhe respektimi i traditave malësore. Në moshën 3 vjeçare e goditi fatëkeqësia e rëndë e humbjes së nënës dhe mbeti në përkujdesje të gjyshes Borë dhe babait Tomë. Dashuria dhe përkushtimi, sidomos i gjyshes për Gjonin, e kursei nga pasojat e humbjes së madhe, nga frustrimet dhe vuajtjet e zakonshme të jetimëve. Më vonë u rrit edhe pranë njerkës, shumë vëllezërve dhe shumë motrave. Edhepse fëmijë i një nëne tjetër, ai u përkrah dhe u respektua nga të gjithë familjarët, duke gëzuar madje në atë kohë edhe privilegjin e shkollimit të rregullt.

Në kohën kur Gjon Tomë Deda Berishaj, pas shkollimit të rregullt në Kosovë, u pajis me diplomën e mësuesit, Malësia i numronte në gishta personat që ishin të kualifikuar të dalin para nxënësve. U mishëruar me profesionin e shenjtë të mësuesit, dhe asnjëherë nuk bëri përpjekje t’i bishtnojë atij, ose të sfidohet me pozita e privilegje që zakonisht i përcillnin ato. Gjenerata të tëra sigurisht më me besnikëri do ta portretizonin mësuesin Gjon, mirëpo për ata që e njihnin nga afër në fshatin të cilit i kthehej kohëpaskohe, figura e tij mbahet mend si model i injektimit të kurreshtjes për libër.

Është ndër të parët dhe ndër të rrallët që me shembullin e vetë të shkëputjes nga “rrasat” e Priftnit, dëshmoi se jeta është e mundur edhe jashtë ambientit baritor dhe bujqësor të fshatit. Duke e zëvendësuar shatin dhe drapnin me lapsin, Gjoni shtoi kërshërinë e shumë kryefamiljarëve nga ky vendbanim që fëmijët e vetë t’i orientojnë drejt një së ardhme që lidhet me shkollimin e rregullt dhe Kosovën. Edhepse jo gjuhëtar me profesion, ai asnjëherë, në asnjë situatë nuk ka hequr dorë nga insistimi i pastrimit të gjuhës nga barbarizmat dhe përdorimi i një gjuhe të mirëfilltë shqipe. Ky insistim madje e bënte shumë të veçantë, ndonjëherë edhe i shihej për të madhe, mirëpo Gjoni i mbeti besnik të folmes së drejtë dhe të pastër të gjuhës shqipe.

Mësuesit Gjon i flinte në shpirt shkrimi, krijimtaria, sigurimi i qendrueshmërisë së përmbajtjeve që ai i njihte ose si akter i tyre, ose nga rrëfimet e të tjerëve. La pas veti disa libra, modest për nga tematika që ai shtjelloi, por të rëndësishme, sidomos për shënimin e disa fakteve dhe lidhjeve që e pastrojnë mjegullën e dendësuar nga gojëdhënat, improvizimet dhe projektimet kote – sidomos në sqarimin e lidhjeve të brezave në pemët familjare të vëllazërisë së tij.

Kujtimin për Mësuesin do ta ruajn gjenerata të tëra të nxënësve të tij, familjarë, dashamirë dhe të afërm. I qoftë i lehtë dheu i Malësisë dhe qoft i përjetshëm kujtimi për Gjon Tomën Berishaj.

Anton Kolë Berishaj

Tags: Anton K. BerishajGjon Tomë BerishajIn memoriam
Previous Post

Invazion politik i Milo Djukanovic në Malësi

Next Post

Gjurmë Shqiptare: Nga Nishi tek Molla e Kuqe

Next Post

Gjurmë Shqiptare: Nga Nishi tek Molla e Kuqe

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org