• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Shqipëria sulmuese mposht 3-2 Turqinë në Antalia

13 Nëntor, 2017
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Prova e parë përgatitore për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, e trajnerit italian Christian Panucci ka rezultuar mëse e suksesshme.

Kjo, jo vetëm për rezultatin 3-2 të siguruar në Antalia, në miqësoren ndaj Turqisë vendase prej kuqezinjve, por edhe për skemën sulmuese që kërkoi të aplikonte tekniku italian, duke bërë kështu një ndryshim thuajse drastik nga paraardhësi i tij bashkëkombas, Gianni De Biasi.Tri sulmues në fushë, me Grezdën dhe Roshin pas shpinës së Armando Sadikut, i dhanë shumë shpejt frytet, teksa Shqipëria dominonte 2-0 në vetëm 39 minuta lojë ndaj turqve, me dy gola të shënuara nga sulmuesi elbasanas.Në fundin e pjesës së parë, përfaqësuesja shqiptare është gjendur në inferioritet numerik, pas kartonit të dytë të verdhë të Memushajt për një ndërhyrje të rëndë me bërryl, e me fillimin e pjesës së dytë pësoi edhe golin e parë.

Por, italiani Panucci nuk mund të mos shfrytëzonte kundërsulmin “vrastar”, e falë aftësive shpërthyese të Eros Grezdës, Shqipëria trefishonte rezultatin, që gjithsesi do të ngushtohej pas rreth një orë loje në 2-3 për kuqezinjtë.

Edhe pse në inferioritet numerik, të besuarit e Panuccit, përfshi edhe zëvendësuesit që u hodhën në fushën e blertë në vijim të lojës, arritën të mbronin rezultatin, duke i dhënë një fitore tepër të vyer, edhe pse në një miqësore, kuqezinjve. Një fitore që shton edhe më shumë entuziazmin në radhët e Shqipërisë për të ardhmen. /TCH/

Tags: FutbollShqipëria
Previous Post

Zgjedhjet lokale në Malësi – Vota shqiptare vetëm për tri listat shqiptare

Next Post

Shoqatat “Malësia e Madhe” nga New York dhe Detroit: Votoni vetëm partitë shqiptare

Next Post
Shoqatat “Malësia e Madhe” nga New York dhe Detroit: Votoni vetëm partitë shqiptare

Shoqatat "Malësia e Madhe" nga New York dhe Detroit: Votoni vetëm partitë shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org