• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Berishaj: Opinionit dhe votueseve malësorë

3 Nëntor, 2017
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Meqë para disa ditëve mediumet vendore e bënë publike se jam njëri ndër emrat e rreshtuar në subjektin  politik, Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH – GUXIM, për Malësinë që e duam), konsideroj se është korrekte që edhe motivet e këtij vendimi për angazhimin tim t’i ndaj me opinionin e nderuar malësor – si këtu në Malësi, ashtu edhe në mërgatë.

Pluralizimi i skenës politike pas rënies së komunizmit, edhe për popullatën historikisht të margjinalizuar shqiptare në tri enklavat, në Mal të Zi,  ishte dhe u përjetua si sfidë. Ndodhi angazhimi i atyre që e krijuan subjektin politik në emër të shqiptarëve, e emërtuan me premisa të qarta shqiptare dhe në fillimin e shtrirjes dhe funksionalizimit të tij, artikuluan çështje vitale që edhe sot konsiderohen si veçori etnike dhe kulturore të kësaj popullate të shkëputur nga trungu amë. Me këtë, bartësit e aktivitetit politik të këtij subjekti, jo në nivelin e pritshmërisë së elektoratit, por në një masë modeste e arsyetuan besimin dhe përkrahjen e zgjedhësve.

Më vonë, këtë subjekt e goditi sindromi i fraksionizmit – dukuri e shpeshtë në jetën politike, por për një popullatë me numër modest të votuesve si kjo jona, u dëshmua si topitje e tehut të funksionimit politik për faktorizimin e shqiptarëve. Shkapërderdhja e strukturave, sindromi i liderizmit dhe parcializimi i elektoratit – qoftë në baza krahinore, fetare, urbane apo rurale, joshja me pozita e përfitime personale, me koalicionet joparimore, me përkrahje të subjekteve dhe personaliteteve që në vazhdimësi me aq lehtësi shpërndanin premtime boshe…popullata e lodhur dhe e manipuluar sot e gjithë ditën vazhdon të mbijetojë me remintancat e familjarëve mërgimtarë ose katandiset që në pleqëri të presin “letrat” dhe të rropaten nëpër aeroporte, për bashkim familjar.

Në këtë rrëmujë thërmimesh, shkapërderdhjesh së strukturave të subjekteve, lëvizjesh të busollave të liderëve në gjurmime të kurseve që çojnë në drejtim të negociatave fitimprurëse, të interesave meskine që me shkathtësi kamuflohen me diskurse populiste dhe retorikë folkloriste boshe, me mjeshtrinë e sprovuar të kameleonëve politikë, strumbullari i një subjekti që e trashëgoi, e kultivon dhe e avanson në rrugëtimin e vetë Lidhja Demokratike Shqipëtare, meriton të ruhet. Kjo frymë meriton jo vetëm të ruhet, por edhe të përkrahet.

Politikën asnjëherë nuk e kam kuptuar, e as që do ta përjetoj si trampolinë për stolisje me oreolën e lavdit dhe privilegjit vetanak. Unë, përkundrazi, angazhimin tim politik po e përjetoj si obligim. Puna dhe angazhimi në politikë është punë ekipore dhe garë për të mirën e vendit. Politika nuk më sfidon as si profesion, por zotohem se do ta kryej me profesionalizëm. Rreshtimi në një subjekt ç’farë është LDSH dhe angazhimi për bartjen e energjisë time krijuese (qoftë edhe modeste), nga debatet e përditshme të imponuara nëpër kafene dhe kuloare, mbrenda institucionit, më bën nder.

I vetëdijshëm që për një rol të realizuar mirë në politikë nuk mjaftojnë vetëm vullneti i mirë, objektivat e sinqerta e madje as shkathtësitë personale të personit, me këta rreshta nuk dëshiroj as që të premtoj ndryshime të mëdha dhe mrekullira. Përveç angazhimit tim të shkarkuar nga çdo interes personal, dëshiroj që elektoratin e nderuar ta sfidoj për besim dhe përkrahje të subjektit tim dhe timin personal.

Pra, përkrahni LDSH, nr. 2 në listën e partive.

Me respekt,

Vasel Berishaj

Tags: Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)Vasel BerishajZgjedhjet Lokale 2017
Previous Post

Hedhet shorti, këta janë numrat e partive politike për Zgjedhjet Lokale në Malësi

Next Post

Nisin përplasjet në mes subjekteve shqiptare në fushatën parazgjedhore

Next Post

Nisin përplasjet në mes subjekteve shqiptare në fushatën parazgjedhore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org