• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 17 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Filloi Festivali Mbarëkombëtar “RAPSHA 2017”

19 Gusht, 2017
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nën organizimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Rapsha”, për të pesten herë me radhë, filloi Festivali Mbarëkombëtar “RAPSHA 2017” në Vitojë – Malësi të Madhe. Ky Festival filloi me parakalimin e defileut në Tuz, nëpër Qender të Malësisë, duke vallezuar dhe kënduar dhe duke e hijeshuar pamjen e Tuzit me flamuj kombetar, të cilat i shfaqen grupet pjesmarrëse në naten e parë të festivalit.

 Ky Festival ka karakter mbarëkombëtar, duke u berë skena e para dhe më e rëndësishme, argëtuese në Malësi, ku pjesmarrës nga të gjithë trevat shqipfolëse këndojnë, vallezojne e garojnë bashkë.

 Në këtë Festival, në prezencën e afër pesë mije shikuesve, në mesin e të cileve edhe figura të rëndësishme politike e kulturore, nga të gjitha trevat shqiptare, si ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë z.Skender Durmishi, zevendes ambasadorja e Republikes se Shqiperise, Nënkryetari i KKSH-së, z. Bujar Hasangjekaj etj, shoqerite artistike shfaqen program të begatshem folklorik.

 Në këtë festival mbarëkombëtar, që filloi më 18, dhe do të përfundojnë më 20 gusht 2017, do të marrin pjesë 30 grupe Folklorike , Grupe këto që vinë prej të gjitha Trevave Etnike Shqiptare si dhe shoqëri nga Diaspora, të cilat do të vlerësohen nga jurija profesionale në përbërje të: Prof.Dr Zymer Neziri – Kryetar, Pr.Dr Ramazan Bogdani –Etnograf, Prof Zeqirije Neziri, Prof Esat Ruka – Kantautor dhe Prof Dr. Albin Sadiku.

Hapjen e këtij festivalit e bëri Kryetari i SH.K.A “Rapsha”, njëkohësisht edhe Drejtori i këtij  Festivalit, z.Lucë Junçaj, i cili u dëshiroi të gjithë të pranishmëve të ja kalojnë sa më mirë. Junçaj theksoi se ne jemi vellezer të një gjaku, të një kombi dhe të nji gjuhe. Ai gjithashtu falenderoi edhe publikun të cilët SH.K.A-në, “Rapsha” tash 40 vite e përcjellin në aktivitet e saja. Junçaj poashtu falenderoi Televizionin e vetem ne gjuhen shqipe, TV BOIN, si sponsor medial si dhe portalin Malesia.Org, për përkrahjen që i bëjnë mediakisht kësaj shoqërie.

Në ditën e parë të festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artsitike “Rapsha” – Drume , Hot, Ansambli Kombëtar “Shota” – Kosovë, Ansambli “Krahu i Shqiponjës Çame “ – Vlorë, Shoqata “Sali Mani” – Malësi e Madhe”, Shoqëria Kulturore Artsitike “Burimet e Sharrit” – Tetovë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Maja e Karanfilit” – Plavë Guci dhe Shoqëria Kulturore Artsitike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik.

Festivali mbarëkombëtar që mbahet në Malësi, paraqet një ndihmesë të madhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe ngritjes së vetëdijes e dinjitetit kombëtar në këtë trevë etnike shqiptare, të atakuar nga politika asimuliuese malazeze dhe ajo boshnjake.

Vlen të ceket se në këtë festival nuk u vërejtën asnjë nga politikant shqiptar nga MZ, me funksione të larta politike në Qeveri por as nga institucionet vendore apo përfaqësuesit e Komunës Urbane të Tuzit, me perjashtim të Nikollë Camaj.

Albert Camaj

 

 

Tags: Sh.K.A. Rapsha
Previous Post

Dokumentar i autorit Ali Salaj mbi 25 vjetorin e Kalimerës Poetike

Next Post

Festivali Mbarkombëtar “RAPSHA 2017”, nata e dytë

Next Post

Festivali Mbarkombëtar "RAPSHA 2017", nata e dytë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org