• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

KKSH ndan libra për shkollat e mesme në Malësi

18 Qershor, 2017
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vazhduar të enjten aksionin e dhurimit të librave për bibliotekat e shkollave të mesme në Malësi.

Kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari i KKSH-së, Faik Nika, kryetari i Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe, Ismet Kallaba, dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Albert Camaj, kanë ndarë 47 tituj apo mbi 600 kopje të lektyrave shkollore dhe veprave letrare në gjuhën shqipe për Shkollën e Mesme “25 Maji” – Tuz dhe Medresenë “Mehmed Fatih” – Milesh.

Ata janë pritur nga drejtorët e këtyre dy shkollave, Miliana Daboviq dhe Fuad Çekiq, të cilët kanë shprehur falënderime për donacionin, duke nënvizuar se ai do të jetë shumë i vlefshëm dhe i dobishëm për nxënësit.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave me qëllim të pasurimit të bibliotekave të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi me lektyra shkollore dhe literaturë tjetër të domosdoshme për nxënësit.

Me këtë rast, KKSH ka ndarë edhe kompletin e përbërë nga tri libra – Abetare, Abetare pune dhe Abetare – Libër për mësuesin për mësimdhënësit e ciklit të ulët në shkollat fillore në Malësi.

KKSH ka paralajmëruar se aksioni i dhurimit të librave do të vazhdojë gjatë këtij muaji edhe në Plavë dhe Guci.

Vitin e kaluar KKSH ka ndarë libra për bibliotekat e të gjitha shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përfshirë katër shkollat fillore në territorin e Malësisë. 

/MALESIA.ORG/

 

Tags: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi
Previous Post

Ulqin: Njësitë speciale të policisë rrahin dhe maltretojnë të rinj ulqinak

Next Post

Dëshmi tronditëse të të rinjve nga aksioni brutal i policisë në Ulqin (Video)

Next Post

Dëshmi tronditëse të të rinjve nga aksioni brutal i policisë në Ulqin (Video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org