• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Shuhet Prëlë Sinishtaj

10 Qershor, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Pashko R. Camaj

Para pak ditësh, konkretisht më 31 Maj 2017, në New York, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Prelë N. Sinishtaj, duke lënë të pikëlluar e të vetmuar, jo vetëm familjen e ngushtë, të shoqën Pashkën, të bijat Noren dhe Linen, vëllaun e motrat, apo vëllazërinë e gjërë, por të gjithë komunitetin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Prelë Sinishtaj do të mbetet si figurë emblematike e diasporës sonë, figurë që do t’i mungojë çdo takimi apo shoqërie ku mblidhej. Ishte një aktivist i papritueshëm, një donator zemërgjerë pothuajse i pashoq, si në aksione bamirëse për skamnorë apo studentë, ashtu edhe në aksione për luftë e për ndërtimin e Kosovës. Ishte nje nder aktivistet me te dalluar te fondacionit “Vendlindja Thrret” e cila grumbulloj fonde te shumta per perkrahjen e Ushtris Çlirimtare te Kosovës.  Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve që kishin për qëllim edhe raujtjen e identitetit këtu në Amerikë, përmes punës në Këshillin e kishës, apo me angazhim për botimin e librave në gjuhën shqipe. Përkrahu botime e aktivitete, përkrahu  intelektualë në Malësi, Kosovë e Shqipëri. Por, duhet veçuar edhe faktin se Prela përkrahu dhe mëkëmbi familjen e vet në Malësi.

Prelë Sinishtaj i takon gjeneratës së parë të emigrantëve nga Malësia, të cilët erdhen pa njohur gjuhë as rrugë, u gjeten mjaft mirë, donëse me sakrifica të shumta, por arritën të mëkëmbin vehten dhe të ndihmojnë familjet e varfëra në vendlindje. Arriti në SHBA, së bashku me motrën Lezen e kushrirën Colen, si i ri pa i mbushur 20 vjetë, posa kishte kryer shkollen e mesme në Gjimnazin e Ulqinit në gjeneratën me Sabri  Gjonin, Zef Camaj, Ded Dedvukaj etjere dhe pas nji vit studimesh në Universitetin Kosovës ne Prishtinë-degen e Historise. Edhe pse i ri, Prela dijti të kujdeset për motër e kushrirë, t’i perkrahe e t’i ndihmojë ato, dhe në anën tjetër të jet prezent kudo që mblidheshin malësorët.

Edhe pse e mori botën në sy shumë i ri, ai ruajti dashurinë e pastër për Pashkën, të cilën e kishte njohtuar, qëkur kishte filluar studimet në Kosovë, e solli atë në Amerikë dhe krijoi një familje të mrrekullueshme, me të cilën patën dy vajza.

Personalisht Prelën e njoha qëkur isha fëmi, mirëpo njoftimin e plotë e arrita vetëm këtu në New York, ku na përpjeku fati i përbashket i mërgimit, fati i kërkesës së një jete më të mirë, por edhe fati i ikjes nga një sistem totalitar, i cili shqiptarëve u jepte tepër pak shpresë. Te gjith ata qe e kan njoh Prelen, e dijn se Prela kurr nuk e duroi padrjetësinë. Kurr nuk u pajtua me atë që nuk i dukej e drejtë, kurr nuk mundi të përkrahë, apo edhe të thojnë një fjalë të mirë për atë që nuk i pëlqente, apo nuk ia donte zemra.  Prela nuk mshefte emocionet e veta, ishte shum i haptë në shoqëri dhe kjo ndonjëher edhe kushtoi me ‘humbjen’ e ndonjë shoku, por të cilët gjithnjë i ktheheshin mrapa, duke e njohur pastërtinë e shpirtit të tij. Duke  e njohur si njeri pa intriga dhe pa të keq ndaj askujt.  Te gjith e dinim se pamvarësisht nga situata dhe ceshtja per te cilen flitej, nje gje ishte e pakontestuashme, Prela mbi të gjithe e donte shqiptarine, punoj dhe u angazhua me gjitha mundësite e tij deri ditën e fundit te jetës së tij.

Prandaj, me mall kujtojmë sot këtë njeri, i cili shumë shpesh na bënte edhe të qeshim; lodhjen na e kthente në gaz. Por kur ishin temat serioze, natyrisht u jepte rëndësinë e duhur. Për Prelën do të ndihet mungesa shumë gjatë; me siguri deri sa të jetojë gjenerata jonë, gjenerata që e gjithmonë e dëshironte takimin me të.

Edhe me dukjen e tij, me paraqitje markante, Prela tërhiqte vemendjen, edhe të të panjohurve, saher gjindej në mesin e tyre, si në demnstrata ku tuboheshin edhe njerëz që nuk njihen ndër veti.  Ne udhëtimet e shumta të tij si dhe ne vendin e punës se vet, Prela gjithnji angazhohej të edukoj të huajit për shqiptarët dhe novojat e tyre.  Mund ta thom se Prela ishte një ambasodor i mrrekullaushem për gjith shqiptarët në trojet e veta etnike. I njohur në gjithë komunitetet e ndryshme të gjith shqiptarisë, kështu që kur përmendej emri i tij, medohej në malësorët besnikë,  e kur përmenëdshin malësorët, shumë nga të tjerët kujtonin burrin e thinjur para kohe, fjala e të cilit kishte pesh dhe zënte vend.  Prandaj, Prela do të na mungojë të gjithëve, jo vetëm ne që e kishim mik, apo ne që e kishim bashkmalësor, por të gjithëve që e njihnin dhe paten pun me te.   

Në fund dua të ceki se brenda vitit Prela humbi nënën e pastaj edhe vëllain Kolën, me të cilin ishte i lidhur pa masë. Ndoshta kjo edhe e ligësoi edhe më, kështu që, edhe pse thonë se njeriu duron ma shumë se guri, si duket zemra e Prelës nuk mundi të duronte më, por dërëzoi betejen e tij te fundit.  

I perjetshem kjoft kujtimi në ty Prelë N. Sinishtaj-Pushofsh në paq!

 

Tags: Prëlë Sinishtaj
Previous Post

Kallaba: Shqiptarët, flamuri kombëtar dhe mediat në Mal të Zi

Next Post

Njoftim: Në Tuz do të bëhet Shfaqja “Dhjetë Urdhnimet” nga Teatri “Migjeni” Shkodër

Next Post

Njoftim: Në Tuz do të bëhet Shfaqja “Dhjetë Urdhnimet” nga Teatri “Migjeni” Shkodër

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org