• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Çelaj: Mali i Zi në NATO mbi kurrizin tonë!!

8 Qershor, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

 

Po shoh njerëz të ngritur e njerëz të thjeshtë që po e urojnë e po e përgëzojnë Malin e Zi për anëtarësimin e tij në NATO!
Po shoh njerëz, intelektualë, politikanë, ambasadorë, përfaqësues të popullit që nuk po mund t’i përmbajnë emocionet e gëzimin për këtë të arritur të Malit të Zi!

Tashmë Mali i Zi qenka i ‘sigurtë’, qenka i mbrojtur nga armiqtë!!??

-Pyetja kryesore shtrohet se kush është armik i Malit të Zi dhe nga kush qenka i rrezikuar?!

•Nuk e di se qysh kur Mali i Zi e paska armik Serbinë apo Rusinë!?
•Nuk e di se qysh kur është shkatërruar ky trekëndësh!?
•Nuk e di se qysh kur i paskan prishur marrëdhënjet qoftë ekonomike, politike, shoqërore apo vëllazërore sllavët ndërmjet vete në mënyrë që t’i frikësohen njëri-tjetrit?!

Sa na përket neve si shqiptarë që jetojmë në tokat tona, nuk jemi të rrezikuar nga jashtë, nuk rrezikohemi si popull direkt nga sllavët tjerë; rreziku na vie pikërisht nga brenda, historikisht dhe veçanërisht nga Mali i Zi, natyrisht i përkrahur dhe i motivuar nga vëllezërit e mëdhenj të tij!

Perballemi ç’do ditë me padrejtësi, përballemi ç’do ditë me mashtrime, me torturime, me asimilim, me shpërngulje, me mungesë të ardhmërisë, pa përfaqësim në organe të shtetit, pa gjuhë, pa flamur, pa shkollim e pa shumë të tjera!

•Kush është armiku ynë në këtë rast: serbi, rusi apo malazezi?!

A nuk është armik ai që la Ulqinin në mëshirë të fatit, asimiloj Rozhajën, bën lojëra çdo ditë me Malësinë, coptoj Plavën e Gucinë?!
Për neve sot, e jo vetëm sot por historikisht këta kanë qenë të njejtë e armik kryesorë është dhe ka qenë malazezi!

Andaj, sado që për të gjithë është lajm i mirë nëse Organizatës Veri-Atlantike (NATO) i shtohen antarë të rinjë, nuk mund të na gëzoj neve si shqiptarë nën Mal të Zi pikërisht për faktin se një gjë e tillë po ndodh mbi kurrizin tonë, po ndodhë mbi të drejtat e liritë tona, po ndodh mbi supet tona që e bëmë shtet këtë “shtet” !

Sigurisht, sikur të gëzonim statusin dhe të drejtat që gëzojnë serbët në Republikën e Kosovës (ku në përqindje janë aq sa jemi ne nën Mal të Zi), do t’i kënaqeshim anëtarësimit në NATO dhe do të kishim arsye të festojmë!

Pra, t’i hapim sytë e mendjet tona, të jemi unikë, t’a duam vetveten ndërsa tjetrin t’a duam e ta respektojmë siç na don ai neve!

Për fund, rroftë NATO e të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, por jo ata të cilët nuk na njohin e nuk na duan të mirën!

Me respekt, Asdren Çelaj, Kryetar i Klubit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve-Guci

Previous Post

Art Club boton romanin “Nusja e detar Agronit” të shkrimtarit Asllan Bisha

Next Post

Statusi i Komunës së Tuzit: Diskutim publik deri më 15 korrik

Next Post

Statusi i Komunës së Tuzit: Diskutim publik deri më 15 korrik

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org