• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Përshpejtimi i kalimeve në Sukubinë – Muriqan, imperativ i kohës

21 Maj, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Sezoni veror po vjen. Bashkë me të edhe fluksi i madh i automjeteve në të gjitha pikë-kalimet në Mal të Zi. Referuar përvojës së viteve të shkuara më problematike pritet të jetë situata në pikën e kalimit në Muriqan, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e kësaj pike të përbashkët në vtin 2009, e para e këtj lloji në Ballkan, e financuar nga Bashkimi Evropian, u cilësua nga kryeminsitri malazez Millo Gjukanoviq dhe kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha si një ngritje e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes dy vendeve fqinje në rrugën e tyre të përbashkët drejt BEsë. „Ky është një atribut i vullnetit tonë të mirë për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe të perspektivës sonë euroatlantike. Duke arritur standardet, ndër të tjera edhe në menaxhimin e pikave kufitare, ne do të përshpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave me vendet evropiane“, është shprehur asohere kreu i qeverisë malazeze. Ndërsa homologu i tij shqiptar Sali Berisha ndau mendimin se “Shqipëria i konsideron si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjët veriorë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor, dhe shtoi se ndërtimi i kësaj pike të përbashkët do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Nuk ka dilemë se kjo pikë e përbashkët doganore ka shënuar një periudhë të re në marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë duke u reflektuar si një shembull i mirë dhe pozitiv për rajonin dhe më gjerë. Ajo ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në zhvillimin dhe bashkëpunimn reciprok në shumë fusha mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Njëherësh e ka shkurtuar distancën midis dy qyteteve të lashta Shkodrës dhe Ulqinit në 38 kilometra , ka hapur lidhje të mira dhe të shpejta me portin e Tivarit,me bregdetin e Malit të Zi dhe me shtetin e Kroacissë, dhe ka lehtësuar procedurat e kalimit të qytetarëve të të dy vendeve. Shtetasit malazezë dhe shqiptarë tashmë mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në vend të pasaportave dhe në hyrje-dalje nuk kanë nevojë që dokumentat e tyre t’i tregojnë dy herë pasi kontrolli bëhet miks nga punonjësit e të dy vendeve.

Këto lehtësime kufitare nuk janë të mjaftueshme. Është kërkesë e vazhdueshme dhe imperativ i kohës që shërbimet të thjeshtësohen edhe më tej, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata të automjeteve dhe pritjet disa orëshe, të mundimshme të personave që vendosin të kalojnë përmes këtij vendkalimi , veçmas gjatë stinës së verës.

Mbetet që përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe të Shqipërisë të ulen e të bisedojnë për një zgjidhje të shpejtë, efikase e të qëndrueshme, në të mirë të të dy palëve. Poashtu duhet punuar edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç’gjë banorëve të fshatrave kufitare t‘u mundësohet kalimi i kufirit me kushte të caktuara.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Veshja më e bukur e ditës së maturës? (foto)

Next Post

Çelaj: Akte qyqare të shtetit malazez!

Next Post

Çelaj: Akte qyqare të shtetit malazez!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org