• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Fryma antishqiptare në tempullin e demokracisë në Shkup

8 Maj, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë  Gjonaj

Ajo çfarë ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë të enjten e kaluar ishte vërtetë dramatike, shumë rrëngjethëse, frikëse, shqetësuese, e trishtë,   e papranueshme dhe aspak e denjë për një demokraci  parlamentare. Përshkallëzimi kulmoi   me zgjedhjen  për herë të parë  të një shqiptari , Talat Xhaferit ( ish komandant i Ushtrisë Kombëtare), në krye të Parlamentit të Maqedonisë. Ky lajm historik për shqiptarët e Maqedonisë  prodhoi dhunë brutale të paparë   ndaj   deputetëve e gazetarëve.  Mbështetësit rrebelë   të dhunshëm me fantoma në kokë të  VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit , siç mësohet nga  mediat, kanë  plagosur  102 persona, plagë të rënda i kanë shkaktuar  kreut të  LR – PDSH-së Ziadin Zelës dhe  e kanë  gjakosur  edhe liderin e opozitës dhe të  LSDM-së  Zoran Zaevin.

Ngjarjet   që u zhvilluan “ të enjten e përgjakshme “ në Kuvendin e Maqedonisë    nuk i konvenojnë askujt. Sepse , ato  ngjallën  destabilitet në  Maqedoni. Rrezikuan  demokracinë e brishtë dhe thelluan  krizën  politike  në këtë shtet multietnik, i cili assesi   nuk po e merrë veten   pas shpartallimit të ish- Jugosllavisë.   Këto zhvillime  të dhunshme, të vështira, të pakëndshme dhe të padëshirueshme atë ditë të zezë për vendin  nxorën në pah edhe  urrejtjen e theksuar të maqedonasve, që e mbështesin  VMRO-DPMNE, ndaj shqiptarëve.

Fryma antishqiptare e shprehur  në tempullin e demokracisë në kryeqytetin maqedonas  më duket se  është e ngjashme apo e përafërt  me  politikën e  sanatizimit të shqiptarëve dhe shtrembërimimit (përvetësimit) të historisë tyre nga ana e akademikëve maqedonas të tubuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të cilët  në Enciklopedinë e tyre të re   jo vetëm se fyenë shqiptarët por nxitën urrrejte e ndarje mes bashkësive etnike. Kjo politikë famëkeqe e  akademikëve maqedonas, siç  është dëshmuar tashmë,  ka lëshuar rrënjë të thella edhe tek politikanët maqedonas, të cilët nuk mund ta shohin shqiptarin  në poste udhëheqesë shtetërore, duke harruar se ata janë të aftë dhe të zotët të kryejnë detyrat më të larta që u besohen.

Maqedonasit  duhet të mburren se Shkupi është vendlindja e humanistes dhe shenjtores shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiut e njohur në gjithë botën me emrin  Nënë Tereza .  Ata po ashtu duhet  ta pranojnë  me mburrje se në Manastir të Maqedonisë , në Kongresin e Alfabetit,  nga data 14 -22  nëntor 1908, u soll vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe. Domethënë shqiptarët  ndër shekuj i sollën vetëm famë e nder Maqedonisë, e asnjë të keqe. Të gjitha të këqiat që po i ndodhin Maqedonisë  në dy  dekadat e fundit vijnë nga politikanët maqedonas e jo nga shqiptarët. Prandaj  kjo antishqiptari e qarqeve maqedonase dhe   qasje e gabuar e faktorit sllavo-maqedonas ndaj  shqiptarëve dhe çështjes shqiptare  duhet të ndryshojë.

Qarqet politike maqedonase nuk   duan ta kuptojnë se Maqedonia nuk mund të bëhet pa  shqiptarë që jetojnë atje. Ajo duhet ta ketë të qartë se nuk mund të tejkalojë situatën ( krizën) e tensionuar politke, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme,  dhe  s’mund të ekzistojë si shtet , nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Sa  më parë ta pranojnë këtë fakt të pamohueshëm,  aq më mirë do të jetë për ta dhe për popujt e tjerë konstituiv që jetojnë në këtë vend  të çudirave ku ka një president pa shtet, e shtet pa institucione.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Çelaj: Edhe sa duhet të presim?!

Next Post

Dr Nail Draga në Spuzhë

Next Post

Dr Nail Draga në Spuzhë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org