• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Shënohet 15 Vjetori i Muzeut Etnografik të Malësisë

3 Maj, 2017
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Tuz, Malësi (01.05.2017)

Të hënën, me 1 maj 2017, në Lekaj të Malësisë, u kremtua pesëmbëdhjetë vjetori i themelimit të Muzeut Etnografik të Malësisë, themelues dhe pronarë i të cilit është fotografi dhe etnologu i parë në Malësi, z. Shtjefën Ivezaj.

Në këtë  aktivitet  i cili nuk ishte i manifestimit argëtues muarën pjesë mysafir të shumtë nga Shqipëria e Ulqini, por edhe shumë persona të tjerë të jetes kulturore, e politike të Malësisë.

Veprimtaria e Shtjefën Ivezajt, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike, kulturore e kombëtare, nga folësit u vlerësua shumë lartë.

Të pranishmit i përshëndetën  Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal  të Zi z. Ernal Filo, Nënkryetari i Bashkësisë Malësia e Madhe z. Sytki Ndrecaj, Gjon Bruçaj, Jonuz Delaj, Historiani nga Malësia Sherif Gjokaj, Paulin Spathari,  publicisti Ndue Bacaj, prof. Sokol Lulgjuraj, z. Gjok Luli, Kryetari i Shoqatës Dukagjini nga Shkodra Ndue Sanaj etj.

Ambasadori i Shqipërisë Ernal Filo, në fjalën e tij përshendetëse theksoi se nuk duhet  të  flasim vetem fjalë për figurën e Shtjefnit dhe ata çfarë ka arritur, sepse kjo është unike, pasi që siç tha nuk beson se ka tjetër në botë, ose në trevat tona, që dikush me iniciativë dhe sakrifica të veta të ketë krijuar diçka të tillë. Prandaj  ka ardhë koha që së bashku  të reflektojmë dhe të angazhohemi që të vimë me një projekt konkret që edhe Shqipëria, pra shteti që ai përfaqëson, të ketë çfarë të paraqes. Filo propozoi që nëse  edhe Shtjefën Ivezaj pranon, të fillojmë të mëndojmë që këtë institucion ta kalojnë, diku ku edhe turistët që vijnë nga Shqipëria ta vijnë e ta vizitojnë sa më shumë. “Prandaj ka ardhur koha që në përvjetorin tjetër të vijmë me një plan konkret dhe atëherë me të drejtë  të keni  arsye të kërkoni llogari ndaj përsonave që janë përgjegjës, që këto vlera dhe këtë identitet kulturor ta çojnë sa më tej dhe ta pasqyrojnë sa më shumë”, tha Filo.

Ndërkaq, Shoqata Dukagjini, për  kontributin e dhënë, e me motivacion; për vlera të spikatura dhe të veçanta në gjurmimin dhe koleksionimin e vlerave  të kulturës kombëtare e popullore në fushën e  etnografisë, për vetëdije  dhe përkushtim shëmbullor për sot dhe brezat e ardhshem, Shtjefën Ivezaj i ndau mirnjohen me titullin “Martin Camaj”.

Në fund, të pranishmëve u drejtua dhe pronari i Muzeut z. Shtjefën Ivezaj, i cili i falënderoj për përkrahjen dhe me rastin e 15 Vjetorit të Muzeut Etnografik të Malësisë ndau mirënjohje për: Toni Ujkaj, Pjetër Dushaj, Gjeto Kola Camaj, Mark Lulgjuraj, Toto Gjoku Ulaj, Albert Camaj, Sokol Lulgjuraj, Ermira Prroni, Dino Dreshaj, Gjokë Gojçaj, Zef Gjokaj, Lubo Gjokaj dhe Gjokë Camaj.

Vlen të ceket se, me përjashtim të përfaqësuesëve të Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj, Ivan Ivanaj e Zef Gjokaj, politikanë të tjerë shqiptarë nga Malësia, e as përfaqësuesë të Komunës Urbane të Tuzit, nuk pati në manifestim. 

Albert Camaj

Tags: Muzeut Etnografik i MalësisëShtjefen Ivezaj
Previous Post

Forca: Me Tuzin komunë plotësohet një prej pikave kryesore të programit tonë politik

Next Post

LDSH: Reagim ndaj pamfletit politik të Forces

Next Post

LDSH: Reagim ndaj pamfletit politik të Forces

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org