• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Ali Daci: Njëri thumbit, e tjetri patkoit… Iku demagogjia juaj z.Halil Dukoviq e z.Nik Gjeloshaj

23 Mars, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Që me themelimin e subjektit të parë politik shqiptar në MZ, LD në MZ, me Programin partiak, por edhe memorandumet pasuese është folur për statusin e grabitur të Komunës së Tuzit dhe për përpjekjet e këtij subjekti për t’i kthyer Tuzit komunën e plotë.

Kjo përpjekje sa vinte e aktualizohej nga subjekti shqiptar, ngulfatej nga shqiptarët që ishin dhe që mbetën në shërbim të malazezeve, konkretisht në shërbim të PDS-së. E gjithë kjo, vetëm per t’i ruajtur votat shqiptare për DPS-në  dhe për ta mbajt në pushtet, në kryeqytet . Se përndryshe moti kishte ikur nga pozita.

Kjo agoni e deputetëve shqiptarë, që frerin e kanë në gojë nga prijësi i kësaj partie, nuk i lejoi që 27 vite ta shohin as në ëndërr komunën e plotë të Tuzit, e as t’ia  tregojnë popullit të vet. As subjektet e tjera që u formuan më vonë, edhe pse trumbetonin sikur po mbronin të drejtat legjitime te popullit të vet, e në fakt qenë dhe mbetën satelitë të PDS-së, apo që janë vetëm pjesë e PDS-së që flasin shqip, per asgjë nuk u dalluan nga partia “qytetare”.

Satelitët e PDS-së edhe sot si shqipfolës po trumbetojnë për jetësimin e statusit te Malësisë.

Zoti Dukoviq (Dukaj) përmes mashtrimit, tanime pompoz se partia e tij po rregullon statusin e kryeqytetit, Podgoricës, në këtë fatlumesi po shpreson se do të “mashtrojë” partinë që Tuzin ta heq nga përberja statutare dhe se kështu, si deri më tani, do t’i mashtrojë malesorët me statusin e radhes si komun urbane, apo “nderurbane”  ose “metro” komunë që do t’i kënaq malesoret vetëm në ëndërr.

Në anën tjetër hyzmetqarët e pushtetit janë “stoik” në medimet e veta kur përmendin të ardhmën e Malësisë.  Ata nuk mund të marrin vendim për këtë çështje jetike për malësoret,  se si pyet kush për asgjë, se Tuzi në maj të këtij viti do të jetë komunë e plotë, siç janë Petnica apo katudni komunë Gucia.

Po harrojnë këta “burra” se populli i stërmashtruar i Malësisë nuk u beson më. Eshtë mbushur thesi me mashtrime e lajka.

Ky i fundit, zoti Gjeloshaj thote se do ta bëjë komunën e Tuzit edhe pa “vullnetin” e popullit, pra pa referendum. Nuk e hanë më Malesorët shalqinin për kungull zotëri.

Tuzi duhet te jetë komunë e plotë në gjithë territorin e saj, Komuna e Malesise me qendren administrative ne Tuz.

Populli i Malësisë e do komunen që i takon, e jo të falur. E falura mund te merret nga i zoti, posa ai t’i bie pishman.

Në Rozhajë, më 22 mars 2017
Ali Daci

Tags: Ali Daci Nik Gjeloshaj Halil Dukoviq
Previous Post

New York Times: Gjuha shqipe një ndër tre gjuhët më të vjetra në botë

Next Post

Qeveria aprovon ligjin që Tuzin e bën Komunë

Next Post

Qeveria aprovon ligjin që Tuzin e bën Komunë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org