• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 13 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

“Kur servilizmi të kthehet si shuplakë në fytyrë !”

12 Mars, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Xheladin Zeneli

Njoftohet se këshilltari Millorad Bashoviq i Partisë Demokratike të Socialistëve  (DPS-it të Millo Gjukanoviq-it ) në Kuvendin komunal të Ulqinit, ditë më parë, ka kundërshtuar iniciativën e shpalljes së presidentit të Shqipërisë -Bujar Nishani, qytetar nderi të Ulqinit, propozuar nga kryetari i Komunës, Nazif Cungu.Këshilltari i DPS-it jo vetëm që kundërshtoj një iniciativë të tillë, por ai e quajti ate një “paftyrësi” (!?).

Gjithashtu, njoftohet se edhe këshilltarë të përkatësisë shqiptare nga rradhët e DPS-it, shprehën hezitimin dhe vërejtjet e tyre lidhur me nderimin e presidentit Nishani, për arsy “procedurale” apo për nevojën paraprake të  “diskutimit publik” të çështjes në fjalë!.

Ju rikujtojmë se në muajin Korrik të vitit të kaluar

zyra e presidentit të Shqipërisë, pra zyra e presidentit Bujar Nishani i ndau kryeministrit të Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq, dekoratën ” Urdhëri i Flamurit Kombëtar”, si dekorata më të lartë që i jepet një qytetari të huaj nga zyra e presidentit të Shqipërisë !?.

Nuk më kujtohet nëse lidhur me këtë, dikush në Shqipëri kërkoj nevojën e “diskutimit publik” !.

Do të ishte e udhës dhe e logjikshme që nderi dhe respekti të jetë reciprok , por  që nuk po ndodh kështu , andaj këtu qendron edhe ironia e fjalës “paftyrësi” e përdorur nga këshilltari i DPS-it !.

Pra, këshilltarit Bashoviq dhe të tjerëve, nuk i pengoj aspak dekorimi i bosit të tyre (Millo Gjukanoviq-it) vitin e kaluar, nga presidenti shqiptar, por si duket iu pengon shpallja e të njëjtit president qytetar nderi i Ulqinit !?.

Me keqardhje konstatoj se servilizmi ndaj liderit malazez iu kthy presidentit shqiptar si një shuplakë në ftyrë, meqenëse nuk muar respektin e njëjtë që ai demonstroj ndaj tij vitin e kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që pushtetarët e Shqipërisë tregohen servil ndaj fqinjëve të vet. Jam i bindur se ju kujtohet lajmi kur në Shqipëri u shpall “qytetar nderi “dhe iu dha “çelësi i qytetit”, këngëtarit serb, Goran Bregoviq.

Nuk është pyetja se sa mirënjohje apo dekorime marrin personalitete të ndryshme publike serbo-malazeze nga Tirana zyrtare, por çështja është se sa mirënjohje apo dekorime marrin personalitetet shqiptare nga ana e shteteve fqinje sllave?.

Pa marrë parasysh se se a do të nderohet apo jo, presidenti i Shqipërisë nga Kuvendi Komunal i Ulqinit, gjesti kundërshtues i këshilltarit ( këshilltarëve) të DPS-it në këtë Kuvend, do të duhet të jetë edhe një mësim tjetër për kreun e shtetit shqiptar,në at mënyrë se sa do që mundohemi ti afrojmë fqinjët  tanë slav dhe liderët e tyre, përmes dhënies së dekorimeve  ( lexo servilizëm), ata përsëri  vazhdojnë të tregojnë mos respekt dhe urrejtje ndaj nesh!?.

( Fotografia e bashkangjitur është  pamje nga dhënia e dekoratës ” Urdhëri i Flamurit Kombëtar” kryeministrit të Malit të Zi, nga zyra e presidentit të Shqipërisë, dorëzuar nga kryeministri Ilir Meta me rastin e vizitës së tij në Podgoricë në Prill të vitit 2016)

Mars 2017

Tags: Xheladin Zeneli
Previous Post

Teatri “Teuta” sjell të ënjtën dhe të premtën shfaqjen e parë “Nana”

Next Post

Njoftim: Festivali Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017”

Next Post

Njoftim: Festivali Mbarëkombëtar Folklorik "Rapsha 2017"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org