• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Opozita fton partitë nacionale të përcaktohen për ofertën

18 Nëntor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

partite-nacionale-shqiptare-boshnjake-kroatePërfaqësuesit e partive politike Kljuc, URA, SNP, Demokratët dhe të SDP; Miodrag Lekic, Zarko Rakcevic, Danijela Pavicevic, Aleksa Becic dhe Ranko Krivokapic, kanë kumtuar se presin nga partitë nacionale (shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët) që të përcaktohen ndaj ofertës për formimin e qeverisë së pakicës e cila do të përgatiste kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ata në mbledhjen e djeshme të rregullt, kanë kumtuar se formimi i qeverisë së pakicës të cilën Fronti Demokratik e përkrahë pa pjesëmarrje në të, është i vetmi rezultat i drejtë i zgjedhjeve jo të lira dhe jo të rregullta të mbajtura me 16 tetor.

Ata kanë përsëritur se përveç subjekteve opozitare, viktimë më e madhe e praktikës së DPS-së dhe të satelitëve të sajë në blerjen e votave janë partitë nacionale, numri i deputetëve i të cilave në këtë përbërje kuvendare është sjellë në minimumin historik.

Në zgjedhjet e 16 tetorit DPS-ja e Milo Djukanovic ka fituar më së shumti vota, por jo mjaft për të formuar shumicën.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) dhe Iniciativa kroate me nga 1 mandat dhe Partia boshnjake me 2 mandate janë vendimtare se kush do të krijojë shumicën parlamentare dhe formimin e qeverisë.

Këto parti nacionale janë ftuar disa herë nga opozita që ato vet të formojnë qeverinë e cila do të largonte DPS-në nga pushteti pas 25 vitesh.

Ndërkaq, pritët që ato të fillojnë negociatat për formimin e qeverisë me DPS-në.

Një pjesë e funksionarëve të Partisë boshnjake ditët e fundit kanë ftuar që kjo parti të përkrahë opozitën.

Në zgjedhjet parlamentare DPS-ja ka fituar 36 mandate, ndërsa opozita 39 mandate. /MALESIA.ORG/

Tags: Zgjedhjet Parlamentare 2016Iniciativa Qytetare KroateKoalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASHPartia Boshnjake
Previous Post

Alfabeti i sotëm shqip

Next Post

Koha për reflektim dhe veprim politik

Next Post

Koha për reflektim dhe veprim politik

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org