• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 23 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Ushtria ndërhyn në Lezhë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë – Deri tani 3 viktima

8 Nëntor, 2016
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

permbytjet-shqiperiDeri më tani janë regjistruar tre viktima si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të hënës.

Në Klos, Xhevahir Ndoj, 40 vjeç, raportohet i vdekur pasi është marrë nga rrjedha e lumit Mat. 40 vjecari dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i Bardhë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjeçarit.

Ndërkohë në Tiranë raportohet se lumi i Tiranës ka nxjerrë në Babrru një person të pajetë që mendohet se është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit.

Në fshatin Sukë të Këlcyrës, raportohet për një 50 vjeçar të rënë nga çatia e banesës, si pasojë e erës së fuqishme.

Kastriot Spahiu ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë që i ishte dëmtuar nga stuhia dhe është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Vala e motit të keq me reshje të dendura shiu paralizuan lëvizjen në shumë rrugë e qytete të vendit, ndërsa ujrat rrezikuan edhe jetë njerëzish. Në Shkodër, Tiranë dhe Fushë-Krujë është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, e cila me mjete lundrmi ka zhvendosur njerëzit e rrezikuar.

Në Tiranë, në Urën e Brarit një mjet mbeti në lumë dhe drejtuesi është shpëtuar nga ushtria. Në Shkodër, Drini doli nga shtrati dhe jeta e disa familjeve në lagjen Ajasem ishte në rrezik.

Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua mëngjesin e së martës nga ujërat që kaluan nivelin e 50 centimetra. Në disa zona ujërat shkuan në nivele të rrezikshme, veçanërisht te nënkalimet. Edhe këtu është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për të nxjerrë mjetet që janë bllokuar nën ujë. Ndërkohë, në disa raste kanë qenë kalimtarët me mjetet e larta që evakuuan njerëzit e bllokuar.

Policia devijoi trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas në rrugën e vjetër, por edhe Durrësi është goditur keq nga përmbytjet dhe dëmet, kryesisht nëpër biznese janë të mëdha.

Situate e rënduar është edhe në Lezhë e Fushë-Krujë. Në Lezhë janë 30 ushtarakë në gatishmëri, ndërsa në Fushë-Krujë, ushtria ka nisur mjete lundruese për të shpëtuar tre familje të rrethuara nga ujërat e përrenjve të tejfryrë.

Një situatë e vështirë është dhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje, e cila është në rrezik përmbytjeje.

Situata është pothuajse njësoj edhe në Dibër e Bulqizë. Për shkak të bllokimit të rrugëve dhe sasisë së madhe të reshjeve emergjencat civile janë në alarm në gjithë vendin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme kërkoi mbylljen e procesit mësimor në gjithë vendin, kërkesë që është miratuar nga Ministria e Arsimit, që ka pezulluar procesin mësimor deri në një urdhër të dytë.

Tags: Përmbytjet në Shqipëri
Previous Post

Përmbytet rruga Dinoshë – Tuz (VIDEO)

Next Post

Takimi Veseli – Dinosha: Malazezët e Kosovës do ta kenë vendin e merituar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës

Next Post

Takimi Veseli – Dinosha: Malazezët e Kosovës do ta kenë vendin e merituar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org