• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 10 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Takimi Veseli – Dinosha: Malazezët e Kosovës do ta kenë vendin e merituar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës

8 Nëntor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

veseli-dinoshaKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha, me të cilin diskutoi për raportet që Prishtina dhe Podgorica zyrtare kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për sfera të ndryshme bashkëpunimi midis dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Dinosha vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik.

Veseli dhe ambasadori Dinosha diskutuan edhe për pozitën e komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të komunitetit malazez në vendin tonë.

“Malazezët e Kosovës do ta kenë vendin e merituar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, si qytetarë te respektuar të Republikës se Kosovës”, theksoi kryetari Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës shtroi nevojën e forcimit të bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare, në interes të të dyjave vendeve. Po ashtu, kryetari Veseli theksoi rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të rrugës Deçan-Plavë, si një arterie shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe e qarkullimit të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Kryeparlamentari Veseli tha se çështja e demarkacionit, i cili nuk ka përfunduar ende si proces, nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, në të cilën Mali i Zi ka treguar konstruktivitet.

Tags: Ambasadori i Malit të Zi në KosovëFerhat DinoshaKadri Veseli
Previous Post

Ushtria ndërhyn në Lezhë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë – Deri tani 3 viktima

Next Post

Trump zgjidhet president i SHBA-së

Next Post

Trump zgjidhet president i SHBA-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org