• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Shefi i diplomacisë shqiptare fton votuesit shqiptar të përkrahin tre listat shqiptare

8 Tetor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

bushati-02Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati këshillon që në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat do të zhvillohen më 16 tetor, shqiptarët të votojnë për 3 listat shqiptare; Koalicionin “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH, Koalicionin Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva dhe Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve.

Ai dje priti në një takim në Tiranë bartësit e listave të këtyre koalicioneve, Genci Nimanbegun, Gëzim Hajdinagen dhe Nikollë Camajn me partnerët e koalicioneve të tyre.

Biseda u fokusua mbi gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi avancimin e të drejtave në funksion të përmirësimit të gjithanshëm të nivelit të jetesës.

Ministri Bushati vuri në dukje vëmendjen e madhe me të cilën Qeveria e Shqipërisë ndjek gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi dhe në rajon. Ai vlerësoi popullsinë shqiptare të Malit të Zi si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke ndikuar ndjeshëm në afrimin e dy popujve si dhe evidentoi rolin e faktorit shqiptar në pavarësimin dhe avancimin e Malit të Zi në proceset e integrimit euroatlantik.

Në këtë kuadër, ministri Bushati shprehu mbështetjen për proceset integruese të Malit të Zi, çka përbën interes për avancimin e mëtejshëm për shqiptarët e Malit të Zi, si dhe i shërben stabilititetit të rajonit tonë.

Bashkëbiseduesit e njohën ministrin Bushati me disa nga sfidat e popullsisë shqiptare në Malin e Zi, që lidhen kryesisht me të drejtat e tyre të përfaqësimit në institucionet lokale dhe qendrore, menaxhimin e resurseve sipas legjislacionit vendas, si dhe përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare. U theksua nevoja e përmirësimit të kuadrit ligjor në funksion të arritjes së standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, përsa i takon respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare.

Duke nënvizuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së problematikave të ngritura, ministri Bushati siguroi bashkëbiseduesit se qeveria e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje ecurinë e mëtejshme të pozitave të shqiptarëve në Malin e Zi. Ministri Bushati përshëndeti angazhimin e ndërmarrë nga faktori politik shqiptar për t’u grupuar politikisht në 3 koalicione zgjedhore, si dhe inkurajoi vijimin e bashkëpunimit mes tyre për realizimin e një platformë të përbashkët në Parlamentin e ri në funksion të mbrojtjes së interesave të të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë kuadër, ministri Bushati inkurajoi shqiptarët e Malit të Zi të shprehin vullnetin për 3 koalicionet shqiptare: “Me një qëllim”, “Shqiptarë të Vendosur” dhe koalicioni “Lidhja Demokratike Shqiptare”, për të siguruar një përfaqësim më të mirë shqiptar dhe rritjen e mëtejshme të të zgjedhurve në Parlamentin e ri. /TCH/MALESIA.ORG/

Tags: Zgjedhjet Parlamentare 2016Ditmir BushatiKoalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-PerspektivaKoalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASHLista e Lidhjes Demokratike të ShqiptarëveMinistri i Jashtëm i Shqipërisë
Previous Post

Protestë kundër “Parkut Nacional” për uzurpimin e tokave në brigjet e Liqenit të Shkodrës (foto+video)

Next Post

Partitë politike shqiptare dhe zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Next Post

Partitë politike shqiptare dhe zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org