• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Lista Lidhja Demokratike Shqiptare, qytetari të bëhet faktor, e jo të mbetet dekor

21 Shtator, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kumtesë për opinion e Listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare:

Anëtarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike, si edhe intelektualë e veprimtarë të tjerë shqiptarë, nga Bregu i Bunës e deri në Majat e Rozhajës, formuan, dhe sot (20.09.2016), në ora 18:00, dorëzuan në Komisionin zgjedhor, listën gjithëpërfshirëse shqiptare, të emëruar si “Lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare”.

Kjo Listë, që me paralajmërimin e vet, si Lista Shqiptare, fitoi simpatinë dhe përkrahjen e qarqeve të ndryshëm shqiptare, në rend të parë të atyre që dëshirojnë faktorizimin e shqiptarëve në Mal të Zi, pasi që aktivistët e sajë janë këmbëngulës për veprimtari në këtë drejtim.

Ata nuk pranuan as ofertat as presionet e ndryshme për t’u bërë pjesë e koalicioneve të formuara, e të cilat vetëm kanë proklamuar orientimin duke lidhur fatin e vet politik me partinë aktualisht në pushtet.
Ofertat nga koalicionet ne fjalë, sado joshëse për individin apo subjektin, u trajtuan si të dëmshme e të pafavorshme për shqiptarët dhe përfaqësimin e tyre.

Kjo listë nuk pati, as nuk ka, gatishmëri të lidhë fatin e vet politik me ata që nuk realizuan asgjë nga premtimet dhe kërkesat e dhëna shqiptarëve me dekada të tëra, por as me satelitët e tyre, po, si partnerë të denjë do të provojnë të sigurojnë atë që shqiptarëve u takon, me ata që do t’i respektojnë.

Përndryshe, pa këtë listë, shqiptarët e Malit të Zi qëllimisht do të hidheshin në përqafim të subjekteve të ashtuquajtura qytetare malazeze, për çka natyrisht se përgjegjësi do të mbante i gjithë spektri politik shqiptar.
Me paraqitjen e kësaj liste, qytetarit përfundimisht i jepet mundësia që të zgjedhë; të zgjedhë që të bëhet faktor, e jo të mbetet dekor!

Listën e udhëheq veprimtari Nikollë Camaj, kurse pasojnë Ahmet Gjonbalaj, Jimmy Daci, Antigona Kukaj, Salih Duraku, Ivan Ivanaj, dr. Isat Jakupi, dr. Kenan Kurtaga,, Adelina Daci, Shpresa Kukaj-Kurtaga,Prela Ujkaj e shumë veprimtarë të tjerë, me grada shkencore e të profesioneve të ndryshme.
Prandaj, me guxim, vetëm përpara!

Tags: Lista e Lidhjes Demokratike të ShqiptarëveNikollë CamajZgjedhjet Parlamentare 2016
Previous Post

Listat shqiptare dorëzuan listat

Next Post

Anton Lulgjuraj: Zgjedhjet pa zgjidhje

Next Post

Anton Lulgjuraj: Zgjedhjet pa zgjidhje

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org