• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Abetarja kombëtare do të jetë falas për të gjithë nxënësit shqiptarë të klasave të dyta

27 Gusht, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

abetarja-kombetareAbetarja kombëtare do të shpërndahet edhe këtë vit falas në 12 shkollat fillore në Mal të Zi, me mësim në gjuhën shqipe, ka thënë drejtori i përgjithshëm në Drejtorinë e arsimit, Marash Dukaj.

Duhet theksuar se Abetarja kombëtare (Abetarja e cila përdoret në Shqipëri dhe Kosovë) është lejuar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi që nga viti i kaluar, por vetëm si mjet dytësorë dhe nuk përdoret në plan programet mësimore. Në përdorim sipas programit mësimor vazhdon të përdoret Abetarja e dalë nga Enti malazez i teksteve mësimore.

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë e drejtorit të përgjithshëm në Drejtorinë e arsimit, Marash Dukaj.

Të nderuar mësues dhe nxënës,

Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2016 -17. Përgatitjet dhe obligimet e shumta të prindërve për të siguruar mjetet e nevojshme shkollore për fëmijët e tyre janë të mëdha. Ne si Ministri e arsimit jemi munduar që sado pak t’i zbusim këto shpenzime.

Unë, kohëve të fundit, kisha shumë telefonata nga prindërit shqiptarë në lidhje me Abetaren kombëtare, sigurimin dhe përdorimin e saj. Siç jeni të njoftuar, që nga viti i kaluar në shkollat me mësim në gjuhën shqipe, përdoret Abetarja kombëtare, ajo që përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kopjet e nevojshme për vitin që shkoi i kishte siguruar z.Erjon Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës.

Prandaj, dua të Ju njoftoj që edhe në këtë vit shkollor Abetarja kombëtare do të jetë falas për të gjithë nxënësit shqiptarë të klasave të dyta. Ajo do t’u shpërndahet 12 shkollave fillore në Mal të Zi ku mësimi ndiqet në gjuhën shqipe dhe në të dy gjuhët (shqipe dhe malazeze). Në ministrinë e arsimit, shpenzimet për Abetarën i kemi planifikuar në buxhetin e Drejtorisë për arsimin e pakicave për vitin shkollor 2016-17.

Po këtu apeloj tek mësimdhënësit e klasave të dyta që ta përdorin Abetaren. Shumë mirë duhet ta dinë ata se programi i gjuhës shqipe si koncept nuk e përcakton se me çfarë renditjet mësohen shkronjat në klasën e dytë. Autonomia e mësimdhënësit është e qartë, se ata vetë nga programi formulojnë planin vjetor të punës që do ta përdorin gjatë vitit shkollor në vazhdim.

Justifikimet e ndryshme nga individë të caktuar janë joserioze dhe joprofesionale, aq më pak kur vijnë nga ata që Abetaren kombëtare e krahasojnë me një foto album… Natyrisht se këtë e bëjnë për faktin se nuk e njohin vlerën e saj, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe më gjerë.

Duke përfunduar, dëshiroj që të gjithë mësuesve dhe nxënësve t’u uroj fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë vit shkollor!

Sinqerisht!

Marash Dukaj
Drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e arsimit, Ministria e arsimit.

Tags: Abetarja KombëtareMarash Dukaj
Previous Post

Bojaj çon teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, E = MC², një hap më tej në shkencën e Makroekonomisë

Next Post

Kosova dhuron libra për nxënësit shqiptar në Mal të Zi

Next Post

Kosova dhuron libra për nxënësit shqiptar në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org