• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Promovohet në Tv-Blue Sky (Shkodër) kënga- Baladë kushtuar Sali Manit

7 Qershor, 2016
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Perg.  Ndue  BACAJ

Ma daten 3 qershor (2016) në sallen moderne të Tv-Blue Sky , promovohet kënga-baladë kushtuar kantautor it malësor , artistit të madh e të merituar Sali Mani. Balada  është  realizuar nga këngëtarët e mirnjohur të trojeve shqiptare Ilir  Shaqiri  dhe Nikollë Nikprelaj në bashkëpunim me Tv-Blue Sky . Promovimi i këngës baladë kushtuar Sali Manit  ishte konceptuar shumë më shumë se një promovim  nga Tv-Blue Sky  , shoqata kulturore-artistike “Sali Mani” dhe revista “Fjala” , ajo ishte një natë e “gjatë” In Memoriam  per artistin e madh që ndonse nuk jeton më fizikisht , jeton vepra dhe kënga e tij e paharruar në perjetsi. Në ketë natë promovuese kishin ardhur dhjetra miq ,dashamires , shokë , ish bashkëpuntor  , adhurues të kenges e vepres së Sali Manit ,kishin ardhur të aferm e familjar të tij , kishte ardhur nga  SHBA bashkeshortija  e tij  Feti  Mani , kishte ardhur nga Kosova ku jeton familjarisht  djali i tij Artan Sali Mani – ish ushtar (vullnetar) i ushtrisë çlirimtare të Kosoves .

Sali Mani (in memoriam)Në ketë natë promovuese  perveç autorëve të kënges baladë  Ilir  Shaqiri dhe  Nikollë  Nikprelaj  ,kishin ardhur nga Kosova kengëtarja e mirnjohur  Mihrije Braha me  bashkëshortin e saj kengëtarin Naim  Abazi . Nata promovuese filloi me fjalet pershendetëse të moderators së njohur të  Tv-Blue Sky  znj. Adelajda  Tukaj  e cila prezentoi edhe “panelin”  e kesaj nate  promovuese , panel që perbehej nga njera anë kryesia e shoqates kulturore –artistike  “Sali Mani” , që kryesohej nga drejtori i saj ,gazetari , poeti dhe botuesi i revistes “Fjala” z. Gëzim  Vuçaj  dhe nga ana tjeter paneli që perbëhej nga krijuesi dhe pronari i muzeut etnografik të Malesisë Shtjefen Ivezaj , kompozitori  Zef   Çobaj  , profesori i folklorit  Prekë Mrishaj , poeti  Ramazan  Çekaj etj.  Të pranishmit fillimisht panë e degjuan kengën-baladë  të  interpertuar me mjeshtri nga kengëtaret Ilir Shaqiri dhe Nikollë  Nikprelaj. Kjo baladë perveç zerit dhe fjaleve të mrekullueshme të autorëve  sjellë edhe pamje të vlerave natyrore dhe civilizuese-ndertimore  të historisë të autoktonisë të trojeve shqiptare , gjë që e benë baladen një hymn shpirtëror  të amanetit të  kantautorit ,  artistit dhe atdhetarit të madh Sali Mani. Pas Baladës u suallen mjaft kujtime e vlersime per Sali Manin dhe vepren e tij. Fillimisht fjalen e moren autoret e balades  Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj të cilet folen per realizimin e balades dhe vepren frymzuese të artistit të madh Sali Mani. Gjithashtu folen edhe kengetarja Mihrije Braha me bashkeshortin e saj Naim Abazi. Per vepren e Sali Manit dhe vlerat e saj folen edhe regjizori Zef Çoba dhe  prof. i folklorit  Prekë  Mrishaj. Ndersa per  idenë dhe historinë e krijimit të shoqates kulturore-artistike me emrin e Sali Manit foli drejtori i saj Gëzim  Vuçaj , N/drejtori  dhe specialisti  i njohur i folklorit  Kadri Fikaj i cili kishte qenë ndër vite njeri nga bashkëpuntoret e Sali  Manit. Në ketë natë promovuese fjalë të bukura tha edhe ish inspektorja e kultures per rrethin e Shkodres znj. Valdete Kraja , si dhe shoket e artisit kantautor ,  lahutarët  Jonuz Delaj  e Pretash Nilaj , kengëtari  Skender Xhafa , kantautori Fran Kodra dhe kengëtari  Ndue Shytani . Në ketë natë  In Memorian per Sali Manin fola edhe unë autori i ketij reportazhi të vogel , si njohes i mirë i artistit dhe vepres së tij ,  dhe si autor  i një portreti të mjaft të vlersuar , të publikuar në mediat e shkruara dhe online . Ndersa fjala më e bukur dhe më emocionuese ishte ajo e bashkëshortes të Sali Manit, Feti Manit  e cila plot emocione solli mjaft kujtime nga bashkeshorti i saj  si artist  dhe si këngetar ,por solli edhe momente nga ditet dhe oret e fundit të bahkeshorit të saj që luftonte me sëmundjen dhe nuk i ligështohej vdekjes…  Gjatë promovimit të balades   fjalet e kujtimeve dhe vlersimeve per Sali Manin si  artist , kantautor , poet ,rapsod , folklorist e mbi të gjitha si atdhetar , u alternuan me kengë live nga kengetaret e  mirnjohur ; Ilir  Shaqiri , Nikollë Nikprelaj , Mihrije Braha , Nimet Abazi , Fran Kodra , Ndue Shytani dhe lahutari Jonuz   Delaj. Në fund të kesaj nate promovuese dhe In Memoriam per Sali  Manin ,të drejtuar  mrekullisht  dhe me mjeshtri  nga moderatorja e njohur e Tv-Blue Sky znj. Adelajda  Tukaj , shoqata kulturore –artistike “Sali Mani” ndau çertifikata mirnjohje  per realizuesit  Balades kushtuar Sali Manit , z. Ilir  Shaqiri  ,Nikollë Nikprelaj , Gëzim  Brahusha (pronar e drejtues i tv-Blue Sky) , Feti Manit –bashkeshortes të Sali Manit , si dhe nipit të artistit të ketij madh , z.Xhevdet  Bajrakurti si mbeshtetes dhe sponsorizues i aktiviteteve të  shoqates kulturore-artistike “Sali Mani” . Kjo natë promovuese e Balades dhe In memoriam  kushtuar  artistit  dhe kanautorit  të madh Sali Mani  u transmetua  Live nga Tv-Blue Sky..

Shkodër  me  03 qershor 2016

Tags: Ilir ShaqiriNdue BACAJNikollë NikprelajSali Mani
Previous Post

Nesër (të mërkurën) kënga e re e Malësorit

Next Post

KKSH – Dënon ashpër veprimet e policisë në Ulqin

Next Post

KKSH – Dënon ashpër veprimet e policisë në Ulqin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org