• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH dhuroi libra për shkollat fillore në Malësi

15 Prill, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

KKSH - shkolla libratKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vazhduar të enjten, më 14 prill, aksionin e dhurimit të librave për shkollat fillore në Malësi.

Kryetari i KKSH-së, z. Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari i KKSH-së Faik Nika, kryetari i Komisionit për arsim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, Ismet Kallaba, dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Albert Camaj, u kanë dorëzuar drejtorëve të shkollave fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Triesh, “Bashkimi” – Skorraq, “29 Nëntori” – Dinoshë dhe “Mahmut Lekiq” – Tuz 30 tituj me gjithsej 580 kopje, pjesa më e madhe e të cilave janë lektyra shkollore.

Pjesë e këtij donacioni është edhe Abetarja mbarëkombëtare e cila ka filluar të përdoret këtë vit shkollor në shkollat shqipe në Mal të Zi.

Drejtorët e këtyre shkollave kanë shprehur falënderime për donacionin e KKSH-së, duke e vlerësuar atë si shumë të dobishëm për zbutjen e mungesës së literaturës në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesit e KKSH-së e kanë shfrytëzuar këtë rast për t’u njohur për së afërmi me situatën dhe problemet me të cilat përballen këto shkolla.

Dhurimi i librave u bë në kuadër të projektit të cilin KKSH e realizon me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Aksioni i dhurimit të librave ka filluar në Shkollën fillore “Dacaj” në Rozhajë me rastin e kremtimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,si dhe me 8 Mars në shkollën fillore në Plavë dhe Guci, ndërsa pas Malësisë në ditët e ardhshme do të vazhdojë edhe në shkollat fillore në Ulqin dhe Krajë.

Pasurimi i bibliotekave shkollore me lektyra dhe literaturë tjetër të domosdoshme për nxënësit e
të gjitha moshave është njëri ndër objektivat e KKSH-së në fushën e arsimit.

Sherbimi per informim i KKSH-së

Shkolla fillore “29 Nëntori” – Dinoshë
Shkolla fillore “29 Nëntori” – Dinoshë
Shkolla fillore “Bashkimi” – Skorraq
Shkolla fillore “Bashkimi” – Skorraq
Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Triesh
Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Triesh
Shkolla fillore “Mahmut Lekiq” – Tuz
Shkolla fillore “Mahmut Lekiq” – Tuz

 

Tags: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e ZiKKSHlibrashkollat fillore në MalësiTuz
Previous Post

Në Podgoricë digjet flamuri Shqiptar dhe i Kosovës

Next Post

KKSH dhe partitë politike shqiptare dënojnë djegien e flamujve

Next Post

KKSH dhe partitë politike shqiptare dënojnë djegien e flamujve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org