• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Hashim Thaçi inaugurohet si president

8 Prill, 2016
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Thaci presidentPresidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi zyrtarizoi marrjen e detyrës së re në një ceremoni solemne në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin 1.200 të ftuar, mes të cilëve presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Ashtu si në betimin në Kuvend, edhe në këtë ceremoni munguan përfaqësuesit e familjes Jashari dhe ata të opozitës.

Por përpara ardhjes së Presidentes në largim dhe Presidentit të ri, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në afërsi të të ftuarve. Policia ka arritur të arrestojë 7 prej të dyshuarve për hedhje gazi.

Ceremonia solemne e presidentit nisi me parakalimin e Thaçit së bashku me Presidenten në largim, Atifete Jahjaga, e cila në shenjë simbolike i dhuroi Thaçit Kushtetutën e Kosovës.

Pas u zotua për respektimin dhe ruajtjen e kushtetutshmërisë në vend, Presidenti Hashim Thaçi premtoi se do të shërbejë njësoj për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake dhe etnie.

“Heronj janë qytetarët e Republikës sonë. Unë jam vetëm një President i thjeshtë i një populli heronjsh. Ju premtoj se nuk ka fuqi që mund t’i ndalë ëndrrat e heronjve, ëndrrat tuaja, pritjet tuaja. E ju garantoj gjithashtu se shpresat, ëndrrat dhe pritjet tuaja do të jenë edhe shpresat, pritjet e vendimet e mia”, tha Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Ceremonia solemne, e para e këtij lloji në Kosovë, ku deri tani asnjë president nuk kishte arritur të përfundonte mandatin, u mbyll me një program artistik, ku interpretuan një grup vajzash nga komunat e Kosovës dhe Filarmonia e Kosovës. /TCH/MALESIA.ORG/

Previous Post

Shqiptarët befasohen që Djukanovic përshëndeti lirimin e Sheshelit

Next Post

Premiera e filmit “Dasma Malësore” në kuadër të shënimit të 105 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Next Post

Premiera e filmit “Dasma Malësore” në kuadër të shënimit të 105 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org