• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Mbyell dyertë një ndër lokalet më të njohura të vendtakimeve të shqiptarëve në Bronx

3 Prill, 2016
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

gjergj-dedvukaj-restoraniRESTORANTI I BASHKATDHETARIT GJERGJ DEDVUKAJ, DY DEKADA NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT SHQIPTAR

( Mbyell dyertë një ndër lokalet më të njohura të vendtakimeve të shqiptarëve në Bronx- NY, që njëherit ka kryer punën e një qendreje kulturore )

Të gjithë ata bashkatdhetarë që vizitojnë shpesh lagjën e njohur në Bronx, në rrugën “Arthur Avenue” e kanë vërejtur se një ndër vendtakimet më të njohura shqiptare në Diasporën e SHBA-ve, respektivisht të New York-ut me rrethe, që nga muaji Janar i këtij viti, i ka mbyllur dyert e veta. Pra,bëhet fjalë për restorantin “Giovanni’s”, pronë e bashkatdhetarit tonë dhe aktivistit të njohur të çështjes kombëtare, z. Gjergj Dedvukaj.
Për 20 vite me radhë restoranti ” Giovanni’s” shërbeu si qendër e aktiveteteve të shumta kombëtare. Këtë lokal e kanë vizituar shumë personalitete të jetës politike amerikane si për shembull, George W. Bush (kandidat i atëhershëm për president të Amerikës), ish governatori i New York-ut, George Pataki, ish kryebashkiaku i NY, Rudi Giuliani, znj. Hillary Clinton, senatorë e kongresistë amerikanë etj.,si dhe personalitete të jetës politike dhe kulturore të shoqërisë shqiptare ,jo vetëm nga diaspora por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët.
Restoranti i z. Dedvukaj në Bronx për një kohë të gjatë kreu punën e një qendre kulturore të shqiptarëve . Aty u organizuan mbrëmje festive, aty u mbajtën tubime fondmbledhëse me qëllime të ndryshme humanitare apo kulturore, promovime të librave të ndryshëm të autorëve shqiptarë, pritje të personaliteteve të dalluara nga vendlidja dhe atdheu me rastin e vizitave të tyre në New York, etj. Z. Dedvukaj si themelues dhe udhëheqës i Ansamblit Artistik ” Bashkimi Kombëtar”, shpeshëherë e ktheu lokalin e tij në vend ku përgatitej programi dhe ku pjesëtarët e këtij Ansambli zhvillonin provat, para shfaqjeve të tyre artistike në komunitet apo gjetiu. Gjithashtu, z. Dedvukaj , si një ndër themeluesit e Shkollës Shqipe në Bronx, sjellte në lokalin e tij, zakonisht ditën e Shtundeve (pas orarit të tyre mësimor) nxënësit shqiptar për të mësuar këngët dhe vallet shqipe si pjesë e programit muzikor të kësaj Shkolle .
Mu për arsyen se restoranti në fjalë u bë vendtakim i njohur për pjesëtarët e komunitetit shqiptar në New York me rrethe, sidomos vend i tubimeve dhe mbledhjeve të organizatave ,shoqatave dhe fondacioneve të këtij komuniteti, pronari Gjergj Dedvukaj e shëndrroi një pjesë të lokalit të tij, në hapësirë private enkas për mbledhje dhe tubime ,pra për nevojat e komunitetit shqiptar, pa kurrfarë kompenzimi ndaj atyre që e shfrytëzonin. Z. Dedvukaj këtë dhomë e pagëzoi me emrin ” Dhoma e Kombit”, ku në murin e saj dallohej harta e Shqipërisë Etnike si dhe fotografi të figurave tona historike e kombëtare. Në këtë Dhomë u mbajtën me qindra mbledhje të organizatave dhe shoqatave të ndryshme të komunitetit shqiptar, ku u muarën vendime të rëndësishme historike, posaçërisht lidhur me ndërgjegjësismin dhe lobizmin e çështjes së Kosovës. Aty u bë organizimi i demostratave dhe protestave gjatë gjysmës së dytë të viteve “90-ta të shekullit të kaluar, kurse pas vitit 2000 e deri në mbyllje ( Dhjetor 2015), kanë vazhduar mbajtja e mbledhjeve të organizatave shqiptare, por tani duke diskutuar dhe shqyrtuar edhe çështja e pazgjidhur e trevave të tjera shqiptare si ajo e Çamërisë, Iliridës ( shqiptarëve në Maqedoni), shqiptarëve në Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve nën Mal të Zi ) dhe mënyrat e ndryshme e përkrahjes së bashkombasve të vet në vendlidje dhe në atdhe.Krahas kësaj, janë shqyrtuar edhe çështjet që preokupojnë Disporën Shqiptare në Amerikë dhe organizimi i aktiviteteve të shumta të saja.
Në restorantin e z. Dedvukaj kanë gjetë mikpritje shqiptarë pa dallim ideje, partije apo krahine. Në të vertetë, Gjergjit iu bënte “zemra mal” kur në restorantin e tij shihte të grumbulluar bashkatdhetarë me prejardhje nga të gjitha trojet e Shqiptarisë si adhurues i zjarrtë i bashkimit kombëtar dhe i Shqipërisë së Bashkuar.

Jam i bindur se kumuniteti shqiptar do t’a ndijejë mungesën e restorantit ” Giovanni’s”, posaçërisht do t’a ndijejë mungesën e ” Dhomës së Kombit” si vend i takimeve dhe i aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe kombëtare të kësaj pjese të Diasporës Shqiptare . Kurse të gjithë ne ,do t’a ndiejmë mungesën e mikpritjes së ngrohtë shqiptare dhe zemërgjërësinë së z. Dedvukaj dhe stafit të tij shqiptar.

Shpresojmë që tani do të përshpejtohet dhe intensifikohet angazhimi i komunitetit shqiptar në realizimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në New York, si nevojë, prioritet dhe domosdoshmëri e kohës.

Me këtë rast dëshiroi të falenderoi dhe shprehi mirënjohje të thellë z. Gjergj Dedvukaj për kontributin e tij të shquar dhe ndihmën e tij të veçantë në ofrimin e lokalit të tij në dispunim dhe në shërbim të
komunitetit shqiptar të New York- ut dhe më gjërë, për 20 vite me radhë.

Xheladin Zeneli
31 Mars 2016

Previous Post

Paraqitja programit të QKI „Malësia“ në Tuz për muajin prill

Next Post

Premiera e filmit “Dasma malësore” me rastin e 105 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Next Post

Premiera e filmit “Dasma malësore” me rastin e 105 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org