• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

LDnëMZ skeptike rreth platformës politike të diasporës

4 Dhjetor, 2015
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike – Dega e Malësisë shprehët se kanë rezerva nëse duhet të nënshkruhet platforma politike për bashkëpunim e partive shqiptare që veprojnë në Malësi, e cila është iniciuar nga diaspora në SHBA.

Kryetari i degës së Malësisë i LdnëMZ-së, Nikollë Camaj, është shprehur se është pro platformës e cila do të çonte deri te bashkëpunimi i sinqertë dhe parimor i subjekteve politike të shqiptarëve në Mal të Zi, por nëse ajo nënshkruhet nga të katër subjektet; LD, UDSH, ASH dhe IQ.

“Ne, të parët kemi dhënë pelqimin në propozim-platformën e diasporës, të cilën, sipas marrëveshjes do të duhej ta nenshkruanin të katër subjektet, LD, UDSH, ASH dhe IQ, e jo veç e veç. Megjithatë ne nuk kemi informata nëse ndokush e ka nënshkruar, përpos në nivelin e spekulimeve. Nëse ndokush e ka nënshkruar, pyesim ku dhe kur, si dhe çfar efekti ka nënshkrimi nese nuk e nenshkruajnë të gjithë, apo nëse e nenshkruajnë ata që paraprakisht nuk e respektojnë”, shprehët Camaj.

Ai sqaron se ishin në pritje edhe të ndonjë takimi për të harmonizuar qëndrimet, “gjë që nuk ndodhi dhe as se dimë pse. Sepse ishte e paraparë që nënshkrimi të bëhet në një tryezë bisedimesh, e jo veç e veç”, tha ai, dhe shtoi se nënshkrimi i platformës do të kishte kuptim vetëm nëse do të nënshkruhej nga të gjitha subjektet.

“Definitivisht, nënshkrimi i platformes do të kishte kuptim vetem nese do të nënshkruhej nga të gjithë akterët, nëse do të respektohej brendia e sajë, me qendrim e me veprime, e jo me fjalë, dhe nese do të njihte dhe respektonte realitetin dhe potencialin politik të gjithësecilit subjekt”, tha Camaj.

Ai shprehët se kanë rezerva nëse duhet të nënshkruhet platforma politike.

“Ne si subjekt, gjithësesi kemi rezerva nëse duhet vënë nenshkrime qe çojnë drejt homogjenizimit në baza konfesionale, çka mund të ndodhë me nënshkrime parciale, nëse ka, apo nëse do të ndodhin. Homogjenizimet e tilla nuk kanë dhanë rezultate as në të kaluarën perpos se kane sjellë përçarje dhe i kanë kontribuar situatës së krijuar”, përfundon Camaj. /MALESIA.ORG/

Tags: Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)Nikollë Camajplatforma
Previous Post

ASH, të gatshëm për nënshkrimin e platformës, ndërsa fajësojnë iniciuesin

Next Post

Liderët e partive shqiptare takohen sërish në Ulqin

Next Post

Liderët e partive shqiptare takohen sërish në Ulqin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org