• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Festime kudo , 103 vjet Pavarësi, por politika vijon e ndarë: Qeveria në Vlorë, Opozita në Tiranë

28 Nëntor, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

tirana

Dita e Flamurit bën bashkë shqiptarët por jo politikën, Si çdo vit opozita dhe maxhoranca kanë festuar të ndarë. Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama ishin në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit.

Nga ana tjetër opozita zhvilloi homazhe dhe përcolli mesazhin e saj nga Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Kryetari i Parlamentit Ilir Meta vijon vizitën zyrtare në Itali.

Në orën 10:00 në “Sheshin e Flamurit” u krye ceremonia zyrtare e ngritjes së “Flamurit Kombetar” por kësaj ceremonie, si çdo vit nuk iu bashkua opozita.

Personalitete të larta të shtetit ishin në këtë ceremoni, ku mungoi opozita.

Të pranishëm  ishte:Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leska, kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe kryetari i qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj.

Pas ngritjes së flamurit,u vendosën kurora me lule në emër të kombit shqiptar tek varri i Ismail Qemalit.

Festimet e opozitës

Në orën 10:00, Opozita, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi urimin për ditën e Pavarësisë për të sulmuar qeverinë por dhe për të bërë thirrje për tu ngritur për largimin e saj.  “Kjo liri e paplotë nga tirania e varfërisë”

Një orë më pas, homazhet do të zhvendosen në bustin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.

Festimet ne Tirane 

Edhe në Tiranë në Sheshin “Skënderbej” në orën 11:00 u zhvillua ceremonia simbolike e ngritjes së Flamurit. Në ceremoninë e organizuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj morëm pjesë dhe krerët e komuniteteve fetare.

Në këtë ditë të rëndësishme historike, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli mesazhe për bashkim, për të harruar mllefet dhe ndasitë politike.

Erion Veliaj: “Jam shumë krenar që jemi sot bashkë sepse 28 Nëntori është mesazhi i bashkimit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të mrekullueshme, gjëra që veç e veç janë absolutisht të pamundura. Ndaj sot, le t’i harrojmë të gjitha ndasitë, të harrojmë mllefet, kundërshtitë dhe debatet me njëri-tjetrin”

Edhe pse një ditë me shi, të vegjlit i gëzuan më tepër “spektaklit me tollumbace”.

Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të komuniteteve fetare, këshilltarë të majtë të bashkisë dhe qytetarë.

Tags: Vlorë28 Nëntori - Dita e FlamuritShqipëriaTiranë
Previous Post

Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Next Post

Prishtinë, anulohet koncerti për Ditën e Flamurit – Arrestohet Albin Kurti

Next Post

Prishtinë, anulohet koncerti për Ditën e Flamurit - Arrestohet Albin Kurti

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org