• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Mërgimtarët e New York-ut, më shumë se 90 mijë dollar për funeralin e Malësisë

20 Prill, 2015
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

funerali-i-malesiseTubimi i komunitetit të shqiptarëve malësorë në Royal Regency në New York

SOLIDARITETI NË VEPËR

Për ndërtimin e Shtëpisë mortore “Malësia” në Vuksanlekaj, mërgimtarët malësorë në New York dhanë mbi nëntëdhjetë mijë dollarë. Shembull i rrallë dhe për çdo lëvdatë. Tubimin e organizoi Shoqata “Malësia e Madhe”, me seli në New York. Të pranishëm edhe përfaqësues të Këshillit për ndërtimin e këtij objekti me rëndësi të shumëfishtë. Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Ishte kënaqësi e veçantë të ndodhesh, të dielën e kaluar, në mesin e malësorëve, të cilët ishin tubuar në sallën e Royal Regency, në Yonkers të New York-ut dhe të shohësh entuziazmin e tyre, duke pritur në rend dhe me durim për të dhënë kontributin e vet të paçmueshëm për vendlindjen e tyre ose të prindërve të tyre. Them kështu meqë në mesin e tyre kishte edhe të rinj, të lindur, të rritur e të shkolluar në SHBA, por të edukuar nga prindërit e tyre në frymën e atdhedashurisë. Si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe mërgimtarët malësorë të New Yorkut, me shumicë iu përgjigjën ftesës së Shoqatës “Malësia e Madhe”, që të ndihmojnë vendlindjen. Kështu, në tubimin e organizuar nga kjo shoqatë, ata nuk e kursyen as kohën, as xhepin, por të gjithë pa dallim, edhe mbi mundësitë e veta reale, dhanë sasi të konsiderueshme të mjeteve, duke grumbulluar kështu mbi nëntëdhjetë mijë dollarë dhe duke tejkaluar ndoshta edhe pritshmërinë e organizatorit dhe të shumë të tjerëve, por jo edhe të atyre që “çelën qeset”. Meqë të gjithë ata që dëshironin dhe dëshirojnë t’i bashkohen këtij aksioni, për shkaqe të ndryshme, nuk patën mundësi të merrnin pjesë në këtë tubim, aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme dhe pritet se kjo shifër do të jetë edhe më e lartë dhe së bashku me mjetet e grumbulluara nga bashkëvendësit tanë në Michigan, do të mjaftojnë për realizimin e këtij projekti madhor, parallogaria e të cilit është rreth katërqind mijë euro. Po ashtu duhet të thuhet se aksion i ngjashëm është zhvilluar edhe në Malësi, ku gjithashtu ka qenë mjaft i suksesshëm, sigurisht edhe për faktin se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë dhe nevojën e ndërtimit të një shtëpie mortore për nevojat e banorëve të atjeshëm, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo të çdo lloj përkatësie tjetër. Me përfundimin dhe vënien në funksion të këtij objekti, malësorët më në fund nuk do të kenë nevojë t’i mbajnë të vdekurit brenda në shtëpitë e tyre me nga dy-tri e më shumë ditë, në mesin e familjarëve dhe të fëmijëve të vegjël, duke shkaktuar trishtim e frikë tek ata, madje edhe sëmundje të mundshme. Përkundrazi, si e gjithë bota e civilizuar, ceremonitë mortore do t’i zhvillojnë në objektin e dedikuar për këtë qellim. Duhet cekur se nga shuma e përgjithshme e mjeteve të grumbulluara, rreth njëzet mijë dollarë i dha Shoqata “Malësia e Madhe”, gjegjësisht anëtarët e saj, kurse pjesën tjetër të pranishmit e tjerë.

Tubimin e hapi kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” me seli në New York, zotëri Ejll Bereishaj, i cili pasi i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit dhe të përfaqësuesit e Këshillit për ndërtimin e këtij objekti: Gjeto Kolë Camajn, Zef Tomë Gjeloshajn, Gjekë Gjokë Ulajn dhe Dedë Kolë Sinishtajn (ndërkohë ishte kthyer në Malësi), foli gjerësisht për rëndësinë e ndërtimit të kësaj shtëpia mortore. Ai në pika të shkurtra foli edhe për punët që janë bërë deri më tani dhe për ato që kanë mbetur të kryhen për t’u vënë në veprim ky objekt aq i pritur dhe aq i nevojshëm për malësorët kudo që jetojnë. Berishaj vuri në pah se për herë të parë vjen në shprehje edhe gatishmëria e grupit nga Malësia për të bashkëpunuar konkretisht me shoqatën, gjegjësisht me mërgimtarët, duke mirëpritur sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre.

Të pranishmëve i përshëndetën dhe i falënderuan për ndihmën e pakursyer përfaqësuesit nga Malësia të Këshillit për ndërtimin e kësaj shtëpie mortore. Po ashtu, të pranishmëve iu nda edhe shkresa, e nënshkruar nga kryetrari i Këshillit për ndërtimin e Shtëpisë mortore “Malësia”, zotëri Pjetër Kolçaj, dërguar Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York dhe përmes saj të gjithë malësorëve që jetojnë dhe punojnë në këtë qendër ekonomike, shkencore, arsimore, kulturore, tregtare… botërore. Përmes kësaj letre Kolçaj i njofton bashkëvendësit e vet në New York dhe në Michigan për rrjedhën e të gjitha problemeve dhe angazhimeve rreth truallit dhe objektit, për kontestin gjyqësor në vazhdim dhe për vendosmërinë e malësorëve që kjo tokë në asnjë mënyrë të mos tëhuajet, por të shfrytëzohet vetëm nga malësorët dhe për këtë qellim. Falë vendosmërisë dhe angazhimit të madh të të gjithëve së bashku, ky qellim më në fund u arrit. Kolçaj, përmes kësaj shkrese, i njofton mërgimtarët malësorë edhe për punën vullnetare e falas të firmave dhe të individëve nga Malësia (instalimi i rrjetit elektrik, i sistemit ujor, i sistemit të nxehjes dhe të freskimit, punimi dhe vendosja e dyerve, dritareve…), si dhe, në detaje, për punët që duhet të kryhen, që nuk janë të pakta, por gjithsesi të arritshme. E gjithë kjo falë ndihmës dhe solidaritetit të pakursyer të malësorëve, kudo që jetojnë, në veçanti atyre në SHBA, të cilët i falënderon në emër të tij dhe të të gjithë banorëve të Malësisë.

Në fund sekretari i Shoqatës, Nikollë Junçaj dhe anëtari, Kolë Cacaj lexuan emrat e të gjithë atyre që iu përgjigjën këtij apeli, duke i falënderuar ata për kontributin e dhënë me këtë rast, si edhe në shumë raste të tjera. E kontributi edhe kësaj here vërtetë ishte i madh, shembullor dhe për çdo lëvdatë. Nuk munguan as duartrokitjet e shpeshta e të gjata, duke shprehure në këtë mënyrë entuziazmin dhe solidaritetin e vet në vepër. Pothuajse të gjithë ndanë nga të ardhurat e veta, të fituara me mund e djersë, duke filluar prej nga 100 deri në 5000 dollarë, për të tejkaluar shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë mijë dollarëve. Të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në tubimin e të dielës dhe dëshirojnë të japin kontributin e vet, mund t’u drejtohen anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York ose në websajtin e shoqatës Malësiany.org

Duhet cekur në fund se tubimi ishte organizuar mjaft mirë dhe se falë këtij fakti edhe pjesëmarrja ishte e konsiderueshme. Shoqata kishte shtruar edhe një koktej, i cili në të vërtetë ishte më afër një dreke të begatshme.

Fran Camaj

Tags: Shtëpia mortore MalësiaDiasporaFran CamajFunerali i Malësisë
Previous Post

Nimanbegu, marrëveshja me DPS-në të plotësohet

Next Post

Ejllo Berishaj, koordinatori i ri i shoqatave në diasporë

Next Post

Ejllo Berishaj, koordinatori i ri i shoqatave në diasporë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org