• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH zgjodhi nënkryetarët

1 Shkurt, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

kksh  emroj nenkryetaretMë 31 janar 2014, në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi mbajti mbledhjen e radhës, me ç’rast u bë zgjedhja e nënkryetarëve të KKSH-së dhe e kryetarëve e anëtarve të komisioneve të përhershme të KKSH-së. Anëtarët e KKSH-së votuan Programin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2015 dhe dhanë mëndimin për emërimin e drejtorave të shkollave në gjuhën shqipe.

Nënkryetar të KKSH-së u zgodhën Palë Dreshaj nga Tuzi-Malësia dhe Bujar Hasangjekaj nga Plavë-Gucia.

Kryetarë të komisioneve u zgjodhën: Për çështje juridike, Gjergj Camaj; për Bashkëpunim me Shqipërinë, Kosoven dhe shqiptarët në vendet e tjera Fuad Haxhibeti; për arsim dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe Ismet Kallaba; për kulturë, informim dhe sport Cano Lazoja; për ekonomi dhe financa Arian Murati; për çështje programore Amir Hollaj dhe për  rregullim hapsinor dhe mbrojtje të mjedisit Shpetim Maraj.

Mendime pozitive për drejtorë shkolle fituan kandidatët:  Beqir Berjashi, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në Ostros ; Gjon Camaj, Shkolla Fillore “Bashkimi” në Skorraq; Zef Gjuravçaj, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” –Triesh; Aisha Gjokaj, Shkolla Fillore”29 Nëntori”-Dinoshë, ndërkohë që kandidatë për drejtor të Shkollës Fillore “Marshall Tito”, Rasim Lika, Mefit Tela dhe Martin Zadrima nuk i fituan votat e nevojshme për të fituar mendim pozitiv.

Këshillit Kombëtar mori përsipër që prej vitit 2015 të botojë revistën e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”. Këshilli do të emrojë Këshillin programor, i cili do të mbikqyrë funsionimin dhe botimin e revistës.

Sa i përket Programit të punës vlen të veçohet se gjatë vitit 2015 Këshilli do të përcjellë implementimin e të drejtave të popullit shqiptar në lëmin e përdorimit zyrtar të gjuhës, të shkrimit, arsimimit, dhe informimit në gjuhën shqipe, të kulturës si dhe në fushat tjera të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët në Malin e Zi. Këshilli do të punoj në mbrojtjen, afirmimin, realizimin dhe avancimin e të drejtave kombëtare, kulturore, gjuhësore, fetare, informative, sociale, ekonomike dhe të gjitha të drejtat dhe interesat e shqiptarëve.

Përpos pikave të parapara me Propozim Programin, me propozim të Ivan Ivanaj në Program të Punës hyri edhe festimi i 6 Prillit, datës së Kryengritjes së Malësisë, kurse me propozimin e Tahir Gjonbalaj, manifestimin tradicional “Mir se vini në Alpet Shqiptare 2015” dhe manifestimi “Ora e Maleve” në Rozhaj.

Poashtu me iniciativë të antarëve nga Malësia dhe Plavë-Gucia në Propozim Pogramin për vitin 2015 hyri edhe iniciativa për hapjen e zyrave kordinuese të KKSH-së, në Tuz-Malësi dhe Plavë-Guci.

Albert Camaj

Previous Post

Korrupsioni problem i madh në Mal të Zi

Next Post

Gegaj: Niveli i shqiptarëve të punësuar në organet shtetërore është shqetësues

Next Post

Gegaj: Niveli i shqiptarëve të punësuar në organet shtetërore është shqetësues

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org