• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjeloshaj: Në buxhet mungojnë projekte të rëndësishme për Malësinë

22 Dhjetor, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nik-GjeloshajKuvendi i Malit të Zi mbajti sot mbledhjen e 7-të të seancës së dytë të rregullt për vitin 2014. Deputetët debatuan propozim ligjin për llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2013, me raportin e revizionit të llogarisë përfundimtare të buxhetit shtetëror, e po ashtu me rendin e ditës është paraparë edhe shqyrtimi i raportit vjetor për revizionet e kryera dhe aktivitetet e institucionit shtetëror të revizorit për periudhën tetor 2013-2014. Ndërkaq, deputetët po ashtu shqyrtojnë propozim ligjin për buxhetin për vitin e ardhshëm i cili kap shumën prej afro 1 miliardë e 850 milion euro.

Deputeti i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj në fjalën e tij në Kuvend u shprehë së në buxhet nuk ka vërejt të jetë planifikuar ndonjë projekt i rëndësishëm për territorin e Malësisë, përveç projektit të përsëritur nga buxheti i vitit 2014, ai i rrugës ndërkombëtare Tuz-Ploçë e cila më tej lidhë me Shqipërinë.

Ai tha se projektet të cilat do duhej të planifikohen në buxhet janë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në pjesën malore të Malësisë, ashtu si janë planifikuar për disa komuna tjera, por që në Malësi mungojnë.
Ai theksoi se për disa vite me radhë subjektet politike Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa Qytetare kanë nda afro 200 mijë euro për furnizim me ujë të pijshëm në këto zona malore në Malësi, e që kjo, siç tha ai, nuk është në rregull, që partitë politike të merren me këto çështje, por është buxheti ai i cili duhet të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët.

Deputeti Gjeloshaj më tej tha: “Me ligj përmes veprimit afirmativ do duhej të ndihmohen nevojat e shqiptarëve duke i respektuar veçoritë të cilat i dallojnë shqiptarët, nisur nga gjuha, autoktoniteti e që janë e vetmja kombësi në Mal të Zi e cila në vete ka dallime të cilat bashkojnë, e ajo është se kemi tre fe”.

Gjeloshaj tha se Këshilli Kombëtar Shqiptar duhet të ketë të parapara mjete shtesë, përmirësime në arsim, kulturë e sport. Ai po ashtu përmendi nevojën e palestrës sportive në Ulqin dhe Tuz, ku kjo e fundit është premtuar me vite të tëra nga ana e Kryeqytetit por që nuk ka asnjë lëvizje, dhe siç u shpreh ai, kështu dhe do të mbetët përderisa Malësia ka një Bashkësi Lokale gjegjësisht Komunë urbane.

Në fund Gjeloshaj tha se përkrahja e buxhetit nga ana e tij do të varet nga pranimi i amendamenteve që ai do të depozitoj në Kuvend.

Tags: Alternativa Shqiptare (ASH)Kuvendi i Malit të ZiNik Gjeloshaj
Previous Post

Shkolla fillore “Mahmut Lekiq”-Tuz prezantoi projektin afarist “E punuar me dashuri”

Next Post

Urime festën e Krishtlindjes

Next Post

Urime festën e Krishtlindjes

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org