• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Rama në Beograd, Serbia me njësi Antidron

15 Dhjetor, 2014
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

rama-i-vucic-2-Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sërish në Serbi në datën 16 dhjetor, për samitin “Kinë-Ballkan” që do të mbahet në Beograd.

Në të do të marrin pjesë përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore. Beogradi ka kohë që ka nisur përgatitjet për masat e sigurisë, të cilat sipas medieve serbe, do të jenë nga më të rreptat që janë ndërmarrë ndonjëherë.

Për të garantuar sigurinë e liderëve do të angazhohen rreth 10 mijë policë, përfshirë dhe snajper në çatitë e ndërtesave. Ndërkohë për herë të parë, Serbia do të ketë edhe njësinë e saj speciale Antidron, duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Portali “Kurir” shkruan se se të hënën, një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë “provën gjenerale”. Gjatë samitit dyditor, një helikopter i policisë serbe do të qëndrojë në gatishmëri për të monitoruar hapësirën ajrore, ndërkohë që në tokë, njësia anti-terror do të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit.

Nëse pikaset ndonjë dron, oficerët janë udhëzuar gjithsesi të mos e qëllojnë, por helikopteri në gjendje gatishmërie do të njoftohet menjëherë dhe do ta neutralizojë.

Ajo që pritet me interes në këtë vizitë të kreut të qeverisë shqiptare, është takimi me kryeministrin Aleksandër Vuçiç. Pas situatës së tensionuar mes tyre, në takimin e nëntorit, pritet të jetë interesant qëndrimi që do të mbajë kryeministri serb, ndaj homologut Rama. Ky i fundit do të shoqërohet në Serbi nga nga dy ministra, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto. /Shekulli/MALESIA.ORG/

Tags: Edi RamaSerbia
Previous Post

Shënohet dita e KU Tuz, “Çmimi” për Vladan Vucelic

Next Post

Bosnje Hercegovina ‘JO’ Kosovës në A5, Ambasadori serb braktis takimin

Next Post

Bosnje Hercegovina ‘JO’ Kosovës në A5, Ambasadori serb braktis takimin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org