• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH reagon ndaj fushatës diskriminuese të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

5 Dhjetor, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

billbordat tuzPas publikimit të shkrimit dhe fotografive që bëri portali Malesia.org më datën 27 nëntor të këtij viti në lidhje me fushatën skandaloze të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave me moton “Mbështes, respektoj, përfaqësoj njeriun”, e cila gjoja promovon Ligjin kundër diskriminimi, ishin mediet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë të cilat i kushtuan vëmendje kësaj shkelje të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në troje të veta etnike.

Është kjo ministri e cila në kuadër të kësaj fushate ka vendosur dy billborde në kryeqendër të Malësisë, në Tuz, që të dyja ishin vetëm në gjuhën malazeze. Një fushatë kundër diskriminimit e cila në fakt diskriminon shqiptarët.

“Me anë të kësaj fushate “kundër diskriminimit”, autoritetet malazeze nuk bëjnë gjë tjetër veçse e rrisin më shumë këtë fenomen dhe kjo ndodh pikërisht në kryeqendrën e Malësisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare dhe flasin shqip”, kishte shkruar gazeta shqiptare Shekulli.

Me përjashtim të Kryetarit të Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshajt, i cili këtë fushatë e quajti të patolerueshme, deri sot nuk kemi pasur ndonjë reagim të përfaqësuesve politik të shqiptarëve në Tuz/Malësi. Megjithatë sot  reagoi Kryetari i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu i cili këtë fushatë e quajti akt diskriminues.

Ministria e cila ka për mision të mbrojë qytetarët nga diskriminimi, me vendosjen e billbordeve (pano) promovuese, me përmbajtje vetëm në gjuhën zyrtare, në fakt ka bërë akt diskriminues. Nëse mesazhet në billbordet (panotë) promovuese u dedikohen qytetarëve të Komunës Urbane të Tuzit, e qe me sa duket po, atëherë është dashur që së paku, në njërin nga billbordet (panotë), të jetë në gjuhën shqipe, kur dihet që shqiptarët janë shumicë në këtë hapsirë, shkruan në reagimin e KKSH-së.

Këshilli Kombëtar si institucion gjithpërfshirës për shqiptarët e Malit të Zi, është shumë i shqetësuar për këtë akt, aq më tepër kur është në dijeni të faktit, se në përbërje të Ministrisë përkatëse ka përfaqësues të pakicave nacionale, ndermjet të tjerëve edhe të nacionalitetit shqiptar, vazhdon KKSH.

Ata theksojnë se kjo nuk është rasti i parë që në forma të ngjashme diskriminohen shqiptarët.

Ata rikujtojnë se i njejti qëndrim karshi pakicave, në veçanti ndaj Shqiptarëve është shfaqur edhe në manifestimin “ Multikultruralizmi është realiteti ynë” të mbajtur këtë vit në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi, nga Qëndra për Ruajtjen e Kulturës së Pakicave, institucion i cili mbikqyret nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Na habit fakti edhe për arsye se kjo Ministri, në krahasim me të tjerat, duhet të tregohet më sensitive e (ndieshme) kur është fjala për respektimin e dygjuhësisë, në këtë rast gjuhës shqipe.
Për këtë arsye kërkojmë që lëshimet e përmendura nga Ministria përkatëse, të korigjohen dhe njëjtat të mos përseriten, shkruan KKSH dhe thekson se në të kundërten, në secilin rast të përseritur, do të jenë të detyruar të reagojnë.

Reagimi është nënshkruar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu. /MALESIA.ORG/

 

Tags: diskriminon shqiptarëtGencKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e ZiLigjin kundër diskriminimitMinistria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave
Previous Post

Malësorët e Ded Gjo Lulit midis palëve të Flamurit

Next Post

Reagon edhe Mark Lulgjuraj ndaj gazetës “Dnevne Novine”

Next Post

Reagon edhe Mark Lulgjuraj ndaj gazetës "Dnevne Novine"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org