• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 18 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Pranë fitores, Shqipëri – Danimarkë 1 : 1

12 Tetor, 2014
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

tifo shqipeKombëtarja e Shqipërisë ka dështuar të arkëtojë pikë të plota përballë Danimarkës në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2016.
Në takimin e vlefshëm për Grupin I që u zhvillua në Elbasan Arena, kuqezinjtë patën epërsinë deri në dhjetë minutat e fundit të sfidës, mirëpo nuk u mbajtën deri në fund, ashtu që u desh të kënaqeshin me një pikë.

Ekipi vendas e filloi vrullshëm takimin duke rrezikuar portën kundërshtare, mirëpo me kalimin e minutave mysafirët e balancuan ndeshjen.

Në fraksionin e parë, nuk pati shumë raste shënimi nga të dyja palët, megjithatë shqiptarët ia dolën të shënojnë.

Ermir Lenjani ishte futbollisti që u tregua fatal për danezët me një goditje që u ndal në rrjet në minutën e 38-të.

Mysfairët u angazhuan në gjysmën e dytë duke bërë presion drejt portës së Berishës, ndërkohë që Shqipëria bënte lojë defensive.

Cana shpëtoi një gol të sigurt duke e përplasur topin në shtyllë, ndërkohë që Lenjani dhe të tjerët rrezikuan në anën tjetër të portës.

Mirëpo, atëherë kur nevojitej përqendrimi më i madh i vendasve, portieri dhe mbrojtja bënë një gabim, të cilin e shfrytëzuan danezët dhe pas një depërtimi të Bendtner, Lasse Vibe e barazoi rezultatin (81’).

Pas dy xhirove të para, Shqipëria ka katër pikë, po aq sa Danimarka dhe këto dy përfaqësuese ndajnë kreun e grupit.

Në përkrahje të Kombëtares tonë në Elbasan, kishin udhëtuar edhe grupi i Tifozave Kuq e Zi nga Tuzi – Malësia. /Telegrafi/MALESIA.ORG/

Disa nga Tifozat Kuq e Zi nga Tuzi – Malësia
Disa nga Tifozat Kuq e Zi nga Tuzi – Malësia

Tags: DanimarkëEuro 2016MalësiaShqipëriTifozave Kuq e ZiTuz
Previous Post

Serbia ‘vulos’: Asnjë tifoz shqiptar nuk kalon kufirin, ktheni biletat

Next Post

Serbi vs Shqipëri LIVE

Next Post

Serbi vs Shqipëri LIVE

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org