• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Ekipi i KF Malësia në kampin e Barcellonës

17 Qershor, 2014
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

KF Malesia kampi i BarcellonesNë kampin e futbollit të Barcellonës morën pjesë katër futbollistë dhe trajneri i ekipit të KF Malësia. Trajneri David Camaj ndër tre trajnerët me më perspektivë, futbollisti Romario Camaj i treti nga 170 futbollist të rinj.

Kampi i Barcellonës, gjigantit të futbollit u zhvillua muajin e kaluar nga data 21 – 25 maj, në qytetin e Budvës.
Pjesëmarrës të kampit ishin rreth 170 futbollist të moshave të reja nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Gjermania, Austria, Kroacia dhe Mali i Zi, në mesin e të cilëve ishin edhe katër futbollist të klubit të futbollit Malësia.

Kampi udhëhiqej nga katër trajner të akademisë së Barcellonës, ku pjesëmarrës ishin dhe trajner nga Austria, Zvicra, Sllovenia, Kroacia dhe tre trajnerë nga Mali i Zi, njëri ndër ta edhe David Camaj, trajneri i KF Malësia.

“Ishte e veçantë, punë e disiplinë, trajnime serioze e profesionale, një sistem pune të cilin asnjëherë nuk e kemi përjetuar e me çka u pajtuan të gjithë trajnerët pjesëmarrës. Gjithçka ishte e planifikuar nga mëngjesi deri në darkë, ushtrimet u zhvilluan dy herë në ditë nga tre orë, ku më pas ishte i organizuar edhe kursi i gjuhës spanjolle për të gjithë futbollistët e vegjël”, shprehet trajneri i KF Malësia David Camaj.

Futbollistët e KF Malësia edhe pse për të parën herë hasën në një sistem ushtrimesh të nivelit më të lartë, ata ishin shumë aktiv dhe i kryen detyrat me shumë sukses, e që për ndihmë dhe për ti kuptuar gjërat më mirë, pranë tyre kishin trajnerin e tyre.

Sipas punës dhe përformancës së treguar gjatë ushtrimeve dhe përzgjedhjes së trajnerëve spanjoll, futbollisti i KF Malësia Romario Camaj u rëndit i treti në këtë kamp. Ai ishte shumë afër përzgjedhjes për pjesëmarrjen në Akademinë La Masia në Barcellonë në të cilën do të marrin pjesë vendi i parë dhe i dytë.

Trajneri David Camaj shprehet se ndjehet shumë krenarë me suksesin e futbollistëve të tij e posaçërisht me Romarion i cili ishte në prag të përzgjedhjes për këtë akademi prestigjioze.

Camaj në këtë kamp gjithashtu u vlerësua ndër tre trajnerët me më perspektiv me çrast dhe fitoi ftesën për pjesëmarrjen në kampin tjetër të Barcellonës që do të zhvillohet në Zagreb në muajin gusht. Ai shprehet së ndjehet shumë krenarë gjë që e bën të punojë edhe më shumë. /MALESIA.ORG/

David Camaj kampi i Barcellones 03 David Camaj kampi i Barcellones

Tags: David CamajKF "Malësia"
Previous Post

Ulqini përmbytet nga shirat (Foto)

Next Post

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Malësi

Next Post

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org