• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 13 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqipëri: Policia hyn në Lazarat, kundërshtim me armë

16 Qershor, 2014
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

lazaratGJIROKASTËR- Rreth 500 forca të policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës, për asgjësimin e lëndëve narkotike. Efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitralozë, për të penguar operacionin.

Në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa autoblindat e policisë, RENEA dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi duke marrë nën kontroll situatën.

Ndërkohë, policia publikoi edhe listën e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit. Policia konfirmon gjithashtu se tashmë është identifikuar vendi, prej nga ky grup personash qëllon me armë zjarri, të lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se shteti i ka shpallur luftë mafies dhe krimit, duke paralajmëruar se të gjithë banorët që qëllojnë në drejtim të policisë, do të përballen me forcat e ligjit si asnjëherë tjetër.

“I keni bërë llogaritë shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka Zot në Tokë, që mund t’iu dalë zot në rast se kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjëherë tjetër”, – u shpreh ministri Tahiri. /BW/MALESIA.ORG/

Tags: Lazarat
Previous Post

KKSH organizoi seminarin “Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi”

Next Post

As koha e ligë nuk ndal marshimin, mbi 100 bjeshkatarë vazhdojnë traditën e daljes në Rumi – Gazeta Dan prodhon ”skandalin”

Next Post

As koha e ligë nuk ndal marshimin, mbi 100 bjeshkatarë vazhdojnë traditën e daljes në Rumi - Gazeta Dan prodhon ''skandalin''

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org