• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Komisioni Evropian: Shqipërisë duhet dhënë statusi i vendit kandidat i BE-së

4 Qershor, 2014
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

TiranaKomisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, paraditen e së mërkurës në Tiranë ka paraqitur raportin e Komisionit Evropian.

“Bazuar në gjetjet e këtij raporti, Komisioni konfirmon rekomandimin e tij se Shqipërisë i duhet dhënë statusi i vendit kandidat”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në këtë raport, është paraqitur ecuria e Qeverisë shqiptare në reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, reformën në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar, implementimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, si dhe implementimin e reformave ekonomike.

Gjithashtu, në raport është vlerësuar vullneti i politikës shqiptare, si Qeverisë ashtu dhe opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Vlerësime në raportin e KE-së janë dhënë edhe për Parlamentin e Shqipërisë, duke theksuar forcimin e rolit të tij mbikëqyrës ndaj institucioneve të pavarura.

Por, raporti vë në pah edhe sfidat e mëtejshme të Shqipërisë në fushat e sipërpërmendura, duke vënë theksin në rinisjen dhe qëndrueshmërinë e dialogut politik ndërmjet Qeverisë dhe opozitës. Ndërkaq, kërkohet një punë konstruktive e bazuar në kompromisin ndërmjet palëve në Parlament, si thelbësore për ecurinë e reformave.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, eurokomisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, tha se “gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë prioritete kyçe për ecjen përpara. Klima konfrontuese politike e dëmton Shqipërinë. Qeveria dhe opozita duhet të kenë qasje kompromisi”.

Ndërsa, kryeministri Rama falënderoi ministrat e Qeverisë së tij për marrjen e rekomandimit nga KE-ja, dhe kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, si dhe deputeten e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ish-ministren e Integrimit në qeverisjen demokrate, Majlinda Bregu.

“Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë, nuk lë shteg për asnjë dyshim dhe alibi se pse Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat, është një rekomandimi i pastër pa asnjë presje pas ‘PO’”, deklaroi Rama.

Ndërkaq, sipas së përditshmes britanike “Financial Times” Bashkimi Evropian është i gatshëm të pranojë Shqipërinë si një vend kandidat për anëtarësim.

Sipas gazetës, ka një ndarje të fortë mbi statusin e Shqipërisë, për shkak të frikës ndaj migracionit dhe krimit të organizuar.

“Lëvizja për të pranuar vendin e varfër, me shumicë myslimane është jo e unifikuar, pasi ekziston frika e migracionit dhe krimit të organizuar. Gjermania, Holanda, Britania dhe Franca kundërshtuan kandidaturën e Shqipërisë vitin e kaluar, ndërkohë që vende të tilla si Italia dhe Greqia kanë argumentuar se integrimi i vendeve të Ballkanit do të ndihmojë për të zvogëluar konfliktet sociale dhe politike në rajon”, shkruan në artikullin e saj Financial Times.

Tashmë gjithçka është në gjykimin e 28 vendeve anëtare të BE-së, të cilat më 23 qershor vendosin nëse Shqipëria do të jetë ose jo vend kandidat për të qenë vend pjesëtar i Bashkimit Evropian. /REL/MALESIA.ORG/

Tags: BEKomisioni EvropianShqipëria
Previous Post

Elizabeta Ivezaj, Miss Miçigani konkurron për Miss USA

Next Post

Zgjedhjet Lokale – Ripërsëritja e zgjedhjeve në Dinoshë dhe Kojë

Next Post

Zgjedhjet Lokale – Ripërsëritja e zgjedhjeve në Dinoshë dhe Kojë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org