Në zgjedhjet lokale për Komunën urbane të Tuzit, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të dalin së bashku me UDSH-në, Partinë Boshnjake si dhe Listën për Tuz të Muhamed Gjokaj, tha kreu i DPS-së për Tuz Halil Dukoviq.
Ai rikujtoi se edhe viteve të mëparshme DPS ishte në koalicion me UDSH-në dhe Partinë Boshnjake, por që këtë vit janë të përforcuar me Muhamed Gjokaj. /MALESIA.ORG/