• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Xhudo: Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane

24 Prill, 2014
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

majlinda-kelmendiMajlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh për vetën dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione në kuadër të Evropianit që po zhvillohet në Francë, duke e fituar medaljen e saj të parë të kampiones në një ngjarje të tillë. Kjo është medalje e saj e dytë madhore, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar.

Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës edhe njëherë. Xhudistja pejane ka arritur të shpallet kampione në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë.

Kelmendi triumfoi në kategorinë e saj -52 kg, për ta fituar medaljen e saj të parë të artë në një Evropian.

Majlinda u tregua më e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, në finale, duke e mposhtur atë me pikë.

Ky është suksesi i radhës për Kelmendin, pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rio.

Kelmendi ka qenë në top-formë këtë vit, duke e fituar medaljen e artë edhe në dy turnet paraprak, në Samsun të Turqisë dhe në Paris, duke vazhduar kësisoj dominimin e saj absolut në xhudon botërore.

Rruga drejt suksesit

Majlinda kaloi direkt në rrethin e dytë të këtij Evropiani, duke qenë me fat në short, teksa aty mposhti rumunen, Alexandra Florian, pa shumë mundë.

Në duelin e saj të dytë në rrethin e tretë, xhudistja kosovare triumfoi përsëri para kohe ndaj xhudistes nga Armenia, Zhanna Stankevich, duke siguruar kualifikimin për meçet finale.

Në gjysmëfinale u tregua më e mirë se gjermania Mareen Kraeh, teksa në finale mposhti rusen, Kuziutina. /GazetaExpress/MALESIA.ORG/

Previous Post

Koncert: Shkëlqeu Ansambli “Shqiponja” (foto+video)

Next Post

Edhe Muhamed Gjokaj në bllokun e DPS-së

Next Post

Edhe Muhamed Gjokaj në bllokun e DPS-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org