• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

I ngarkuari me punë i Kosovës në Mal të Zi nis misionin në Podgoricë

18 Prill, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Xhafer AhmetiPërfaqësuesi i parë diplomatik i Republikës së Kosovës në Republikën e Malit të Zi, Xhafer Ahmeti, është pritur në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të këtij shteti, Igor Lukšić.

Ahmeti e ka vlerësuar lartë momentin e ri në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe mundësinë e bashkëpunimit të cilën e hap emërimi i përfaqësuesit të përhershëm të Republikës së Kosovës në Mal të Zi.

Me këtë rast, Ahmeti ka theksuar se “marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën mund të shërbejnë si shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe që me bashkëpunimin e ndërsjellët, por edhe me bashkëpunimin me vendet e tjera të regjionit mund të tregojë se Ballkani Perëndimor po ndryshon”.

Për rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ka folur edhe ministri Lukšić, duke thënë se emërimi i përfaqësuesit diplomatik të Kosovës do t’i kontribuojë forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shtuar se përveç marrëdhënieve shumë të mira në fusha të ndryshme, ekziston hapësirë për forcimin e tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë.

Ministri Lukšić, po ashtu ka thënë se “fokusi i bashkëpunimit në periudhën e ardhshme duhet të jetë i orientuar në projekte të përbashkëta dhe iniciativa të të dy shteteve”.

Në takim është diskutuar edhe në lidhje me bashkëpunimin e krijuar ndërmjet institucioneve kosovare dhe malazeze, me ç’rast është theksuar nevoja për angazhimin e dy shteteve për avancimin e mëtejmë dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella. /Telegrafi/MALESIA.ORG/

Tags: KosovëXhafer Ahmeti
Previous Post

Qeveritë shqiptare mblidhen në Kukës, prezent edhe politikanët shqiptarë nga Mali i Zi

Next Post

Camaj: Nëse ne këtu nuk jemi të gatshëm në asnjë sakrificë, atëherë edhe sakrificat e diasporës janë të kota

Next Post

Camaj: Nëse ne këtu nuk jemi të gatshëm në asnjë sakrificë, atëherë edhe sakrificat e diasporës janë të kota

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org