• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Edi Rama zhvilloi vizitën zyrtare në Mal të Zi (VIDEO)

14 Nëntor, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Tuz-Malësi (14.11.2013) – Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtete mike të cilat mund të ndihmojnë njëra tjetrën në rrugën për në BE dhe NATO, vlerësuan dy kryeministrat Edi Rama dhe Milo Djukanovic.

Kryeministri malazez Milo Djukanovic tha se është mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Mali të Zi në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe se shpreson se Shqipëria do të fitoj statusin kandidat për BE në muajin dhjetor.

Kryeministri shqiptarë Edi Rama vlerësoi se rruga Adriatik-Jon është një potencial i madh ekonomik në zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës turistike, lidhjen në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi por edhe shteteve tjera, gjë që do të ndikojnë në zhvillimin turizmit të dy shteteve.

Dy kryeministrat thanë se ka hapësirë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, duke theksuar rrugën Adriatik-Jon, me besim se ata do të gjejnë mjetet financiare për ndërtimin e sajë.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me problemin e mbeturinave që futën nga Shqipëria në Mal të Zi përmes lumit Buna si dhe shkarkimeve të ujit nga bazeni e hidrocentralit në lumin Drin, gjë që shkakton përmbytjet në Mal të Zi, Rama tha se këto çështje nuk janë aq të thjeshta dhe kanë kosto të larta, por duhet ulur dhe përmes bashkëpunimit të gjinden mënyra të zgjedhjes së këtyre problemeve. Edhe në lidhje me lumin Buna, Rama tha se mbeturinat do të pastrohen, por që edhe kjo ka një kosto, që kërkon një bashkëpunim. A theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë prioritete më të mëdha që janë primare në jetën e qytetarëve, por që sipas tij duhet gjetur mënyra të zgjedhjes së këtyre problemeve.

“Duke çmuar gatishmërinë që gjeta në fjalët e tij lidhur me problemet e shtruara nga përfaqësuesit e pakicës shqiptare në Mal të Zi, dhe duke shprehur bindjen se Kryeministri është i vendosur për të çuar më tutje, bashkë me mua, çdo proces që përmirëson standardet e jetës dhe bashkëjetesës, qoftë të shqiptarëve këtu, qoftë të malazezëve në anën tjetër të kufirit”, tha Rama në deklaratën e tij para medieve.

Sipas burimeve të portalit Malesia.Org, Kryeministri shqiptarë Edi Rama, përpos takimit me Kryeministrin malazez, Presidentit dhe Kryetarit të Parlamentit malazez, ai në Podgoricë pati takim edhe me deputetët Genci Nimanbegu (Forca) dhe Fatmir Gjeka (PD), zëvendës Ministrin e Arsimit Nikë Gjeloshaj (ASH), Mehmet Zenka (UDSH), Vasel Sinishtaj (IQ) si dhe me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Krijohet Shoqata Atdhetare “Mirdita” në Michigan

Next Post

Shkatërrimi i lëndëve kimike, Rama: E kemi të pamundur

Next Post

Shkatërrimi i lëndëve kimike, Rama: E kemi të pamundur

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org