• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 14 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

FDI reagon ndaj arrestimit të Prelvukajt

9 Nëntor, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Lexoni deklaratën e plotë:

Atëherë kur priten kthesa konvergjence në lidhje me integrimin evropian të të gjithë faktorëve politik dhe shoqëror, në skenën politike në Mal të Zi, shfaqen tensione deri në arrestime të qytetarëve të cilët luftojnë për mbijetesë. Kjo kryesisht për shkak të rrënimit ekonomik në Mal të Zi dhe qeverisjes së dobët të partisë në pushtet, por jo vetëm. Ne morëm lajmin që banorët e fshatit të Martinaj – ve në Plavë e Guci, janë zënë në befasi, të pa përgatitur, dhe sot është hedhë kamioni i parë i mbeturinave në depon e sapo ndërtuar në Martinaj. Një nga banorët, z. Naim Prelvukaj për shkak të tentativës për të ndaluar “një helm” vdekjeprurës dhe vendfundosës për të gjithë banorët është arrestuar nga policia lokale.

Me këtë shkresë publike, Forumi Demokratik për Integrim kërkon marrjën e përgjegjësisë nga ana e Qeverisë dhe u kërkon deputetëve shqiptar marrjen në INTERPELANCË të Kryeministrit të Malit të Zi, si hapin e parë minimum që duhet të ndërmarrin!

Mbeturinat janë pjesë e ndotjes globale. Aty mund të ketë edhe element vdekjeprurës (si elementet radioaktive). Kështu që kërkojmë ndalimin e hedhjes së mbeturinave në mënyrë kategorike në Martinaj të Plavë e Gucisë. FDI del në mbështetje të Kryekoordinatorit z. Naim Prelvukaj, i cili po mundohet në çdo mënyrë demokratike të ndalojë një helm që po i përgatitet, jo pa qëllim, banorëve të fshatit Martinaj. Ne jemi dëshmitar të çështjeve të ngjajshme edhe në vendet fqinje. Ne e kuptojmë rrezikun që kanoset nga hedhja e mbeturinave. Kështu që urgjentisht kërkojmë marrjen e të gjitha masave ligjore nga ana e përfaqësuesëve tanë për të ndaluar këtë katrahur të radhës.

Më qartësisht kërkojmë:
1. Thirrjen në interpelancë të Kryeministrit nga ana e deputetëve;
2. Fillimin e procesit gjyqësor nga një studio ligjore për çështjen e Deponisë në Martinaj;
3. Dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Plavë e Gucisë dhe vënjen e Tij përpara përgjegjësisë penale.
4. Me qenë se janë hedhur, kërkojmë transparencë se çfarë lloj mbeturinash janë hedhur?
5. Mbajtjen e një referendumi lokal, vetëm për Fshatin që preket nga këto mbeturina.

FDI është në çdo moment me banorët në Martinaj.

Forumi Demokratik për Integrim

Previous Post

Arrestohet Naim Prelvukaj

Next Post

Lirohet Naim Prelvukaj

Next Post

Lirohet Naim Prelvukaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org