• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Urrejtje e shfrenuar ndaj çdo gjëje shqiptare në Mal të Zi

22 Tetor, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

Viteve të fundit në Mal të Zi i është ngushtuar shumë hapësira fjalës së shkruar shqipe. Në emër të krizës “ekonomike” Podgorica ka shkurtuar minutat e emisioneve shqip  në TV e po ashtu ka ndrydhur shumë edhe fjalën e shkruar shqipe.  Në këtë situatë të rëndë është portali “Malësia.org” një dritare e hapur që plason të vërtetat për gjendjen në Malësi dhe në vendbanimet shqiptare atje. Janë në këtë Portal  disa malësorë të rinj që vullnetarisht kanë marrë barrën e informimit të drejtë e me kohë të  gjithë opinionit për rrjedhat e jetës së vështirë të shqiptarëve atje. Kjo dritare informative ishte moti në sy të keq të ultra nacionalistëve malazez, që po i bënin vazhdimisht shantazhe e pengesa e po sulmonin këtë portal. Veprimi i fundit i disa “hakerëve” të ngarkuar keq me urrejtje e nacionalizëm  ka krijuar indinjatë mes malësorëve dhe shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri e kudo tjetër. Duke parë këtë akt të shëmtuar e duke lexuar se çfarë po porositnin këta huliganë , Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe  “Martin Dreshaj”  nuk mundi e të mos reagonte publikisht. I përshëndesim vëllezërit tonë në Malësi dhe i porositim të qëndrojnë të fortë se nuk janë vetëm. Kurse ultra nacionalistët dhe huliganët malazez i kujtojmë se gjuhën e lashtë shqipe nuk e heshti dot as romaku, as turku  në shekuj e nuk do ta heshtin dot as ca hije të Zeza nga Karpatet. Fjala e bukur shqipe do të jetojë gjithmonë  në Malësinë kreshnike dhe në gjithë trojet shqiptare.  Fjala e bukur shqipe do të jetojë gjithmonë  në Malësinë kreshnike dhe në gjithë trojet shqiptare.

Djelmoshat vullnetarë të Portalit “Malësia.org Ata po tregojnë edhe sot e gjithë ditën se shqipja mund të atakohet, por nuk ka forcë  as nuk ka hije të zeza që do ta ndalin fjalën e bukur shqipe në Malësia.org. Ajo fjalë do të lexohet kudo në botë  dhe është zë i fuqishëm i malësorëve dhe Malësisë. Staf i nderuar i këtij portalit tonë,  vëllezër malësorë, Ju lumtë dhe  vazhdoni me angazhimet se nuk jeni vetëm.

Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

Previous Post

Spektakël në Tuz për nder të 10-vjetorit të lumnimit të Nënë Terezës (foto)

Next Post

Në aksidentin në Tuz lëndohet rëndë Kolë Lulgjuraj

Next Post

Në aksidentin në Tuz lëndohet rëndë Kolë Lulgjuraj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org