• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Treg apo depo plehrash? (Foto)

16 Tetor, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu në Tuz, i njohur me emrin “pjaca”, ku shiten mallra të llojllojshme, kryesisht të kualitetit të ulët, është një treg i paorganizuar dhe i vendosur vetëm disa qindra metra nga qendra e Tuzit.

Tregu gjendet pran dy rrugëve kryesore në Tuz, të cilat shpesh janë të sterrngarkuara nga trafiku i cili krijohet nga shitë-blerësit, sidomos gjatë ditëve të fundjavës.

Viteve të fundit tregu po zhvendoset edhe jashtë truallit të caktuar, ne truallin rreth ndërtesës të ish “Titeksit”, ku në pluhur dhe baltë shiten mallra të ndryshme, kryesisht të dorës së dytë, të përdorura. Aty është krijuar një kaos i vërtet, ku nuk ka asnjë lloj rregulli dhe më shumë ngjanë si një depo plehrash.

Përpos pamjes së shëmtuar, ky treg i “egër” është vetëm disa metra nga oborri i shkollës fillore dhe asaj të mesme në Tuz, por dhe shtëpisë së kulturës e shtëpisë së shëndetit. Këto institucione, të cilat përpos mbeturinave të cilat hapen nga ky treg i egër, rrezikohen edhe në përhapjen e mundshme të epidemive.

Deri me sot, nuk ka asnjë hap konkret në parandalimin e kësaj “katastrofe” nga ana e Komunës urbane të Tuzit, autoriteteve të Podgoricës por as të atyre shtetërore.

Përderisa kjo pjesë e Tuzit dita ditës më shumë ngjanë në një depo plehrash, Mali i Zi është i vetëshpallur “Shtet Ekologjik”. Me miratimin e deklaratës me 20 shtator 1991 në Zhablak dhe u be shteti i parë ekologjik në botë, dokument i cili një vit më vonë është prezantuar në Konferencën e OKB-së për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor.

Se a duhet lejuar një kaos të tillë, sigurisht se përgjigjën e dinë banorët e Malësisë, por në mungesë të një vetëqeverisje lokale, për Malësinë vendos Podgorica e cila “përkujdeset” për ne, me arsyetim se Malësia ende nuk përmbush kushtet e vetëqeverisjes.
Ky është vetëm një shembull se sa kujdes i përkushtohet Tuzit dhe gjithë Malësisë. /MALESIA.ORG/


Previous Post

Gëzuar festen e Kurban Bajramit

Next Post

Të premten premiera e videoklipit të ri të Malësor Prënkoçaj

Next Post

Të premten premiera e videoklipit të ri të Malësor Prënkoçaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org