• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Anton Lulgjuraj: Me shqiptaret në Michigan

10 Tetor, 2013
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Me inisiativën e Kryetarit të Lidhjes së Intelektualve Shqiptaro-Amerikan Ndue Ivanaj është organizuar në një nga sallat e pritjes të kishes katolike shqiptare të “Shen Palit” takimi me Anton Lulgjuraj njëkohesisht kryetar i Forumit Demokratik për Integrim në Mal të Zi. Gjithashtu ishin të pranishëm dhe Sekretari i Shoqates Atlantikut,dhe ish Komandanti Batalionit te Atlantikut në Luften për Çlirimin e Kosoves, Adrian Grajçevci. Gjithashtu dhe luftetari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktor Lekoçaj.

Të pranishemit e ftuar nga Zoti Ivanaj,ishin veprimtar nga komuniteti shqiptar në Michigan,drejtues të disa shoqatave me veprimtari në kete shtet dhe perfaqesues të disa mediave shqiptare  në amerike.

Fillimisht e mori fjalën Dom Fran Kolaj,drejtues i kishes katolike shqiptaretë “Shen Palit” i cili nder të tjera vlersoi punen e Antonit si i ri që po luan një rol të rëndësishem në trajtimin e çeshtjeve politike të shqiptarve nën Malin e Zi.Ai vlersoi , luften  dhe nderin që i kanë bërë kombit të tyre Adrian Grajçevsci dhe Viktor Lekoçaj duke marrë pjesë në Luften Çlirimtare të Kosoves.Une kam deshirë që politikanet tonë kudo që jane në të gjitha trojet shqiptare duhet te frymzohen nga memoria e kombit,nga gjaku shqiptar i derdhun per liri.Politika shqiptare sot luan një rol të veçante si faktor stabiliteti. Por duhet  që politikanet tane duhet të jenë më të bashkuar për çeshtjet  tona kombetare. Politikanet dhe partitë tona të mos bashkohen me kundershtarin për interesa të ngushta vetjake dhe partiake por të jene se bashku në votime e çeshtje themelore kombetare.Politikanet shqiptare duhet te jene më teper në krah te politikaneve shqiptar nën Mal të Zi. Malësia ka nevoje ti ruhet identiteti kombetar,ka nevojë per komune,për universitet e gjuhe- tha nder te tjera Dom Fran Kolaj

Ndersa Kryetari i Lidhjes se Intelektualve Ndue Ivanaj shtroi një platform të Lidhjes para pjesmarrësve

  1. Të thirren te gjithë përfaqesuesit e shoqatave që kane veprimtari në Michigan
  2. Ishte i thirrun dhe Ekrem Bardha si drejtues i Teqes Bektashiane Shqiptare.Për mos pjesmarrjen e tij – tha ai-sonte nuk i dime arsyet.
  3. Dhe disa aktivista të komunitetit

Axhenda e takimit –tha Ndue Ivanaj është për të diskutuar për jeten politike dhe ekonomike të shqiptarve nen Malin e Zi,me shumë per gjëndjen e malsorve. Nga rrjedhin keto problem  sot ? Malesia dhe shqiptaret sot në Mal të Zi janë në një gjendje edhe me të veshtire se sa ne kohen e Jugosllavise se Madhe. Keto vinë si pasoje e politikes antishqiptare  serbo malazeze por edhe gabimeve te pafalshme te politikes dhe politikaneve shqiptar në Mal të Zi.

Një gabim yni i pafalshem ishte dhe votimi për ndarjen e Malit të Zi nga Serbia pa kushte të percaktuara mire nga votuesit shqiptar nen Mal të Zi.Aty është burimi i të gjitha atyre problemeve që sot po ballafaqohen shqiptaret sot.Por edhe mos interesimi i politikaneve shqiptar për gjithe ato problem që ka Malësia sot është e pafalshme.Ata më teper  jane fokusuar në interest e tyre të ngushta presonale  se sa te Malesise dhe viset shqiptare në gjithesi. Sonte kemi në ketë takim Antonin i cili ka nje aktivitet  tash me shumë se dy vjet me FDI dhe jo pak problem ka diskutuar dhe ngrite per të mirën e shqiptarve-tha Z.Ivanaj .Pataj paraqiti axhenden e takimit,siç e quajti ai.

AGJENDA E TAKIMIT SIPAS Z.NDUE IVANAJ.

1.Të organizohemi të gjithe se bashku që të dalim me një platform të perbashket për mbrojtjen e interesave të vellezerve tanë në Mal të Zi.

2. Të organizohet nje takim gjithëshqiptar në Michigan nga të gjitha trojet .Të organizohet nga  me pjesmarrjen e të gjitha shoqatave,institucioneve fetare,aktivisteve pa pase paragjykimin se kush do te jete drejtuesi i atij takimi.E rëndesishme është që të dalim të gjithë me një platform dhe të degjohet fort zëri i shqiptarve në Amerikë  për çeshtjen shqiptare në Mal të Zi.

3. Të organizohet DUBOI I DYTE. Shoqata e dikurshme “Atdheu na Bashkon” në bashkpunim me shoqatat e tjera në Amerike ka pase organizuar një takim për keto qellime në DUBOI(qyetet ne shtetin Pennsylvania në të cilin është mbajte njw takim i shqiptarve para disa vitesh). Rëndesia e atij takimi ka qënë se paten rënë dakort që per çeshtjen shqiptare të jenë në unison. Ka pase hapë një zyre për here të pare në historinë e diaspores në Tuz hapun ku kane qënë edhe ambasadoret e Amerikes dhe të Shqiperise.Kjo është e rendesishme të organizohet një DUBOI I DYTE me të gjitha shoqatat me veprimtari në Amerike.Të formulohet nje platform dhe te dergohet në të gjitha organizatat nderkombetare dhe ato të Shqiperise e Kosoves.

4.Të krijohet një organ i përbashket ketu në Michigan për çeshtje gjithë shqiptare,për organizimin e festive kombetare dhe cermonive  të ndryshme.Ai organ të ketë perfaqësuesit e tyre nga të gjitha shoqatat dhe institucionet fetare.Unë presonalisht mëndoj dhe propozoj që çdo kryetar i shoqates të jetë anatar i atij organi dhe krasaj tij të jene një ose dy anetar nga ato shoqata. Qe të mos perseriten ngatrresat e koheve të kaluara ketu në komunitet sidomos si ato të rastit të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqiperise. Ky organ do të ishte mjet preventive që ato ngjarje jot ë mira të mos ndodhin.

5.Një propozim që na ka dhënë  Dr.Fran Ivezaj i cili është edhe anetar i kryesise së Lidhjes Intelektualeve është organizimi i nje Charter School për komunitetin shqiptar në Michigan.

Në fjalen e tij Zoti Anton Lulgjuraj……

Solli për të pranishmit panoramen e lirimit të Z.Gjon Lucaj nga akuzat pa baze të tij. E kam ndjeke nga afer kete ngjarje pasi ishte nje fitore jo se nuk u burgos Gjon Lucaj por u thye mentalitet malazez se do te dilnin me idene se :” Çfarëdo që shqiptaret të bënin për ta mbrojte ate pala shqiptare do ten a e dorzojne ate,pasi e drejta është me palen malazeze,por kjo nuk ndodhe falë edhe këmbënguljes tonë”

Problemet në Malësi janë te panumerta,do të ndalohem në ato më të rendesishme-tha Z.Lulgjuraj.

1 Komuna e Malesise.Atje në Malesi nuk ka komune qyshe në 1957.Eshtë ndare BS,është ndarë Jugosllavia e në nuk jemi të zotet të fitojme një komunë.

2 Ndryshimi demografik i popullsise.Çka do të thotë kjo? Ardhja e boshnjakeve ne Malesi.  Para 20 vjeteve Dheu I Zi nuk ka pasë shtepi boshnjakesh,sot janë 800 shtepi ose rreth 3000 anetar.Kjo në saje të politikes së Malit të zi. Ata bëjne punen e tyre,për të na debuar neve,për të na asimiluar ne. Une kete e kam quajtur “Debim kolektiv” i cili presupozon largimi masovik e popullsise qe nuk ka kushtet ma elementare për të jetuar në atë treve.

3.Papunësia .Janë mbi 1000 të rinj që çdo dotë shikojnë se si e me çdo menyrë të largohen nga Malësia.

4. Problem jane pronat.Prona në Vuksanlekaj për të cilin është bërë dhe protest.Ajo është pronë kolektive që dikurë i ka takuar vellazërise se Hotit,sot qeveria malazeze po krojon të gjitha rrethanat për ta marre persona fizik nga Podgorica për ndertuar shtepi për pensionist malazez dhe per tua fale nga një pallat në mes të Vuksanlekajve  vetem e vetem per të ndryshuar demografine e malësise.Në vitin 1993 kemi qënë 93 % shqiptar në 2003 vetem 80 % e në 2013 nën 65% shqiptar. Për 20 vjet kemi një rënje drastike të popullesise shqiptare në Malësi.

ÇESHTJA E FLAMURIT

Jemi i vetmi vënd në Evrope që me ligje na ndalohet përdorimi i simboleve kombetare.

ABETARJA E UNIFIKUAR

Të gjitha trojet perdorin Abetarene unifikuar,ne jo akoma.

REFERENDUMI KONSULTATIV  PER KOMUNEN.

Shumë është folë për ketë çeshtje por që nuk ka edhe shume vlera.Referendumi është nje testim popullor me dy alternative pergjegje “po” ose “jo”. Pra thjeshte a e doni apo jo komunen.N.q.s  thuhet shumica thotë “po” ne nuk kemi fituar pasi qeveria e Malit të Zi do të thotë keshtu: “Shumë mirë që e doni komunen por ne nuk na detyron asgjë për tua dhenë ate që ju e deshet” e në rastë se referendum del “jo” qeveria e Malit të Zi do të thotë :”Skam çfarë tu bëj se ju vetë nuk ishit dakort” pra siç shihet në të dy  rastet vetem se shpenzojmë energji se komunen nuk e fitojmë. Pra ligji n.q.s fitojme me “po” nuk e ka detyrimin që të na japing komunen. Une jam kunder referendumit-tha Lulgjuraj-pasi ajo është një lojë sa vetem për të na qitë hi syve.Kete lloj referendum e kanë përdorur qeverite diktatoriale për të zhdukur pakicat etnike.

PERFAQESI JO PERPORCINAL

Nelegjislacionet me para kishim 4 deputet sot kemi dy edhe ata po te mso kishin fituar votat nuk do të ishin.Në kosove serbet i kanë të padiskutueshem 20 vënde në parlament,ne nuk e kemi atë të drejtë.

MUNGESA E PLANIT URBANISTIK

Në Tuz e në Malesi ndertohet dhe nuk ka plan urbanistik

TE ARDHUNAT

Janë të gjitha ato të ardhuna që merren nga taksat dhe të tjera që në vënd që të ishin për komunën e Tuzit,ata shkojnë në Podgoricë.

Malin e Zi e ka mberthyer kriza,ulja e të ardhunave,ulja e pagave.Nuk ka investime.Rruget dhe shkollat janë lënë në harrese.

Per të gjitha keto ne ankohemi por jemi minorance e Gjukanoviqi thote se është edhe normale të ankohen.

Ne duhet të kemi një planprogram për të shkuar tëk Gjukanoviqi dhe për të percaktuar afatet.

Z.Lulgjuraj nuk hezitoj të kritikoj ashper lideret e partive që janë dhe kanë aktivitet në Mal të Zi.Kemi 23 vjet që flasim e nuk është vepruar asgje. Une do tu thojsha se n.q.s është krijuar një gjë e mirë tash 23 vjet unë do tu thosha :”Me falni”

Pastaj kanë diskutuar dhe bërë pyetje Rrok Dedvukaj,Rush Dragu,Mikel Dema,Kujtim Qafa,Zef Pergega,Rafael Floqi,Joseph Dedvukaj,Marash Nucullaj,Nikolle Perkaj,Masho Ulaj etj.

Koktej për të pranishmit ishte i sponsorizuar nga vellezrit Ivanaj


Nga Albdreams

 

 

 

 

 

Deklarate: Shoqata e Atlantikut

Ne ish-ushtarët e Batalionit Atlantiku, pjesëtar të ish UÇK-së, të organizuar nën Shoqatën Atlantiku në SHBA, duke analizuar dhe duke përcjellur me shumë vëmendje situatat dhe gjendjen politike në trojet tona etnike në tërë hapsirat shqiptare e veçanërisht në trojet tona etnike nën Malin e Zi, jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer me veprimet e lidershipit politik shqiptar në Mal t ë Zi.

Gjendja e krijuar pa asnjë perspektivë e popullit shqiptar në ato troje dhe mos angazhimi i liderëve shqiptar të thirrur në emrin dhe votat e popullit shqiptar na detyrojnë hapur të dalim në përkrahjen e atdhetarit Anton Lulgjuraj, kryetar i FDI-së (Forumi Demokratik për Integrim).

Politikat diskriminuese të pushtetit malazez ndaj popullit shqiptar, mohimi i çdo të drejte kombëtare dhe njerëzore, mos realizimi i premtimeve politike të bëra nga të vetquajturit lider politik Shqiptar, na obligojnë që si Shoqat e Atlantikut të përbër nga ish- ushtarët e UCK-së të të gjitha trojeve etnike të reagojmë ashpër dhe të denoncojmë politikën Malazeze dhe liderët shërbëtor shqiptar që po ju shërbejnë këtyre politikave diskriminuese dhe çkombtarizuese ndaj popullit shqiptar në trojet  tona.

Pa hyrë në analiza të thella për shkeljet e të drejtave tona kombëtare nga pushteti Malazez potencojmë rastin më flagrant që na ka indinjuar i cili është miratimi i ligjit për rendin publik dhe qetesine qe ndalon përdorimin e flamurit tonë kombëtar. Mos reagimi dhe heshtja e liderëve politik shqiptar, shërbëtor të pushtetit Malazez, na revolton. Prandaj, i vetmi zë i arsyes dhe forcës reaguese ishte zotriu Anton Lulgjuraj, i cili së bashku me intelektualët dhe tërë popullin patriot kombëtar nën organizimin e FDI-së organizoi protesta te mbajtura në Tuz për mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi.

Kemi vendosur që publikisht të jemi në përkrahjen e këtij patrioti shqiptar me një vizion të qartë kombëtar. I bëjmë me dije mbarë opinionit kombëtar shqiptar dhe veçanërisht shqiptarëve të cilët jetojnë në trojet e tyre në Mal të Zi, që jemi krah i tyre i fortë dhe me çdo çmim do të jemi me t’a në mbrojtjen e flamurit dhe të të gjitha të drejtave tona kombetare që shkelen në menyrë flagrante nga shovenistët sllavo- malazez. I bëjmë apel lidershipit politik shqiptar që të rreshtohet në krah të zotit Anton Lulgjuraj sepse nesër do jetë vonë dhe do ju dënojë historia me damken e tradhëtisë kombëtare. Ne, në asnjë mënyrë nuk do rrimë duarkryq dhe të bëjmë sehir se si shkelet e drejta e përdorimit të flamurit tonë kombëtar dhe të të gjitha të drejtave politike kombëtare shqiptare. Jemi për një zgjedhje të arsyeshme dhe demokratike, por nuk do përjashtojmë edhe mbrojtjen e këtyre të drejtave me gjakun tonë sikurse të parët tanë në ato treva që u flijuan për liri dhe bashkim

Kryetar : Gani Shehu

Sekretar: Adrian Grajçevci

Previous Post

Nuk pranohet dorëheqja e Frano Lulgjuraj

Next Post

Fushat e minuara të Politikës – Nikollë Camaj

Next Post

Fushat e minuara të Politikës - Nikollë Camaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org