• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Presidenti Nishani dekreton Qeverinë “Rama”

11 Shtator, 2013
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 11 shtator – Më pak se 24 orë i janë dashur Presidentit Bujar Nishani të dekretojë qeverinë e re, pas dorëzimit të listës së kabinetit qeveritar nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Dekreti i Nishanit është bërë publik në faqen zyrtare të presidencës në orën 11.00 të ditës së sotme (11 shtator 2013). Në këtë dokument, Presidenti Nishani ka dekretuar të gjithë emrat e ministrave, të cilët do të shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë për ti votuar.

Dekretimi i qeverisë së re, është bërë nga Presidenti Bujar Nishani “në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit Edi Rama”.

Dekreti i presidentit Nishani hyn në fuqi menjëherë.

Këshilli i dekretuar i  Ministrave

1.    Edi Rama, Kryeministër
2.    Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3.    Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4.    Mimi Kodheli, ministër i Mbrojtjes
5.    Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme

6.    Klajda Gjosha, ministër i Integrimit Evropian
7.    Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8.    Edmond Haxhinasto, ministër i  Transportit dhe Infrastrukturës
9.    Eglantina Gjermeni, ministër i  Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10.    Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes

11.    Lindita Nikolla, ministër i  Arsimit dhe Sportit
12.    Nasip Naço, ministër i  Drejtësisë
13.    Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i  Kulturës
14.    Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15.    Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë

16.    Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17.    Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18.    Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19.    Milena Harito, ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20.    Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21.    Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Deputetët u betuan, Meta kryetar Kuvendi

Tiranë, 10 shtator –  Përveç mbështetjes së mazhorancës, kryetarit të LSI-së Ilir Meta iu besua drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë edhe nga 8 deputetë të opozitës. Në votimin e fshehtë, që u zhvillua në Kuvend, kandidatura e Metës mori 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. Ajo që ra në sy në listën e deputetëve që propozuan kandidaturën e Metës për këtë post ishte fakti se kjo listë kryesohej nga kryeministri i sapodekretuar, Edi Rama.

Në fillim të seancës së Kuvendit, Komisioni i verifikimit të mandateve bëri të ditur se nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Pas leximit të konkluzioneve të raportit nga Armando Subashi, deputetët bënë betimin njëri pas tjetrit. Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, Namik Dokle, lexoi tekstin e betimit dhe secili nga ligjvënësit u ngrit në këmbë duke thënë “Betohem”.

Në fund të fjalimit si kryetari i ri i Parlamentit, Ilir Meta thirri Parlamentin të vijojë seancën e radhës ditën e mërkurë.

Në përfundim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kreu i komanduar i grupit të PD-së, Edi Paloka theksoi se grupi demokrat kishte marrë vendim për të votuar kundër Metës.

“Kush e përcaktoi se janë deputetët tanë. Ju garantoj që nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat edhe sikur të ishit 8 apo 18 nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër. Ju prisni që unë të bëj hetuesin, nuhatësin. As nuk e dëgjova rezultatin. Nuk më interesonte, tani po e marr vesh nga ju.”- deklaroi Paloka.  /Koha/

 

Previous Post

Shikoni ndeshjen Islandë – Shqipëri (LIVE)

Next Post

Votohet ndërprerja e kontratës me kompaninë e cila punoj elaboratin

Next Post

Votohet ndërprerja e kontratës me kompaninë e cila punoj elaboratin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org