• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Danaj – Ulqini pjesë e “Shqipërisë Natyrale”

6 Shtator, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga arkivat e shtetit turk janë gjetur dokumente të cilat tregojnë se Ulqini i është dhënë Malit të Zi në koncesion në një periudhë 100 vjeçare, deklaroi Koço Danaj për gazetën malazeze Dan.

Danaj sqaron se Ulqini duhet të bëhet qytet i lirë në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe vazhdon, se “Ulqini nuk i është dhënë Malit të Zi në Kongresin e Berlinit, por ajo ndodhi disa vite më vonë”.

Sipas tij, qëllimi i peticionit dhe platformës së “Shqipërisë Natyrale” është shfuqizimi i vendimit të Konferencës së Londrës dhe njohja e aktit ligjor të 28 nëntorit të 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj natyror. “Kjo është kërkesë plotësisht legjitime”, tha Danaj.

Ai sqaroi se qeveria e Shqipërisë inkurajoi shqiptarët që të votojnë për pavarësinë e Malit të Zi, por që qeveria malazeze nuk njeh të drejtat e shqiptarëve. Ai theksoi të drejtën e shqiptarëve për komunën e Tuzit, gjë e cila po pengohet nga qeveria malazeze.

Danaj përkujtoi se Mali i Zi ishte shtet i pavarur deri në vitin 1919, por në Konferencën e Versajës u vendos që pavarësia ti merret dhe të bashkohet një shteti serbo-kroat-slloven. Kjo ishte një padrejtësi e cila ju bë Malit të Zi, por e cila u përmirësua dekada më vonë, kur iu mundësua që përmes referendumit të rifitojnë pavarësinë. Prandaj, dhe kërkesa e shfuqizimit të vendimit të Konferencës së Londrës është e drejtë legjitime për padrejtësitë që u bënë ndaj shqiptarëve, sqaron ai.

Danaj vazhdon “edhe Hashim Thaçi dhe Sali Berisha para një viti, deklaruan se ata pajtohen me kufijtë e përcaktuara nga Kuvendi i Vlorës, me 28 nëntor 1912.

Ai sqaroi se është i njoftuar se edhe kreu i Iniciativës Qytetare nga Tuzi, Vasel Sinishtaj, publikisht mbështeti iniciativën e anulimit të vendimit i cili u pru në Konferencën e Londrës, ku shqiptarët u ndanë në 5 shtete, dhe vazhdon, “edhe Nimanbegu e Abazoviq të cilët publikisht u deklaruan se janë kundër, me zëmër e përkrahin këtë nismë” tha Danaj. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Shqipëria gabon, ëndrra ende gjallë

Next Post

Kuotat për studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Universitetet e Shqipërisë

Next Post

Kuotat për studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Universitetet e Shqipërisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org