• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Festivali mbarëkombëtar “Rapsha 2013”, fitues SHKA “Bashkimi Kombëtar” (FOTO)

28 Gusht, 2013
in Kulturë, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali Mbarëkombëtar “Rapsha 2013” filloi me defilimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit e më pas vazhdoi në skenën e hapur verore, pranë liqenit të Shkodrës, në Vitojë.
Ky aktivitet i madh, i cili bashkoi në Tuz shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare, zgjati katër ditë, nga 16 deri me 19 gusht.

Gjatë këtyre ditëve në Malësi u bashkuan mijëra adhurues të këngës dhe valles popullore shqiptare. Ishte bashkim i vëllezërve dhe motrave të një gjuhe, kulture e tradite.

Në festivalin “Rapsha 2013” për katër ditë rresht, morën pjesë numër i madh artistësh popullorë. Përpara një numri të madh publiku u prezantuan 21 grupe dhe shoqëri kulturore-artistike me 423 artistë. Në festival u paraqitën 56 këngë, 43 kërcime e valle, 17 rapsodi, 20 melodi orkestrale, 4 rite e ligjërime, dhe tetë lloje kostumesh (veshjesh tradicionale/kombëtarë) me disa variante.

Festivali kishte karakter garues ku grupet konkurruese u vlerësuan nga juria profesioniste e përbërë nga: z. Esad Ruka (drejtor i qendrës kombëtare për veprimtari folklorike), z. Dilaver Kryeziu (profesor – koreograf), prof. dr Ardian Ahmetaj (profesor në Universitetin e muzikës në Vjenë), si dhe koordinator i tryezës për debatim ishte Zymer Neziri.

Puna e jurisë nuk ishte aspak e lehtë, pasi të gjitha grupet paraqitën një program të pasur.
Me çmim të karrierës u nderuan Vebi Peci, valltar i shoqërisë “Trepçe“të Mitrovicës, Gjovalin Ndreca i grupit të Pukës, Salla Shabani, mjeshtër i prodhimit të instrumenteve i grupit “Besa” Gostivar.
Për valltarin më të mirë të festivalit u zgjodh Rifat Ymeri i ansamblit “Kamëza”, valltarja më e mirë e festivalit u shpall Diellza Reçica nga ansambli “Dita” Shtimje e Kosovës.
Vallja më e mirë e Festivalit u zgjodh vallja e ansamblit “Gjergj Kastrioti” nga Michigan SHBA.
Rituali më i mirë i festivalit u shpall ai i SHKA “Minatori”-Kosovë.
Këngëtari më i mirë u vlerësua Marash Dushaj i SHKA “Dedë Gjo Luli”-Malësi, kurse këngëtarja më e mirë Fatlinda Abazi e grupit “Minatori i Ri”-Kizhnicë-Kosovë.

Rapsodi më i mirë i festivalit u shpall Nikollë Preçi i grupit të “Mirditës”. Grupi i cili u paraqit me veshjen më origjinale u vlerësua SHKA “Malësori”-Gjonaj-Has-Prizren. Instrumentisti më i mirë në çifteli u shpall Ervin Gega i grupit të Pukës. Në të njëjtën kohë drejtuesi më i mirë artistik u shpall Shtjefën Ujkaj nga SHKA “Besa”-Triesh. Grupi instrumental më i mirë shpall Orkestrina me instrumente popullorë të rrethit të Pukës.

Çmimet kryesore të ansambleve folklorike të edicionit të katërt të festivalit mbarëkombëtar të folklorit burimor “Rapsha 2013” vijojnë si më poshtë: Me çmim të tretë u nderua Grupi i Urës Vajgurore-Berat. Me çmim të dytë u nderua SHKA”Besa” nga Trieshi, kurse me çmim të parë dhe fitues i edicionit të katërt të Festivalit mbarëkombëtar “Rapsha 2013” u shpall SHKA “Bashkimi Kombëtar” nga New York-u. /MALESIA.ORG/

Fotografitë:

Dita 1 – Dita 2 – Dita 3 – Dita 4

Previous Post

Dekorata “Nderi i Kombit” për Malësinë e Madhe në shtëpinë muze të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj (FOTO+VIDEO)

Next Post

Gjokë Martini, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, viziton Kosovën (VIDEO)

Next Post

Gjokë Martini, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, viziton Kosovën (VIDEO)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org