• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Një fushatë e sukses’shme për Gary Peters

26 Gusht, 2013
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në “ Amerikan Albanian Club” pranë Qendrës së Shën Palit, në Rochester Hills, filloi Fushata për Gary Peters, Kongresmeni i njohur Amerikan, që po garon për Senat.
Senatori i ardhshëm Gary Peters, me përkrahjen e shumë shqiptarëve, të dielën me 04 Gusht 2013 u takua në Sallën “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” të “Amerikan Albanian Club” pranë Qendrës së Shën Palit, e njohur si një vatër fetare, patriotiko dhe atdhetare, ku më së shumëti shqiptarët mblidhen dhe ndihmojnë miqtë e tyre në të gjitha rastet. Në ndihmë të vendlindjes, të Pavarësisë së Kosovës dhe lirisë nga vargonjtë komunsit të Shqipërisë, të Malësisë dhe Çamërisë etj. në këtë qendër, janë mbledhur me mijëra e qindra mijë dollar, edhe pse në disa vite të vështira për ekonominë, jo vetëm amerikane, por edhe botërore.

Fundraiser i organizuar për fushatën elektorale të Peters, i njohur tashmë si mik i mirë i shqiptarëve, ia arriti cakut, të cilit i ishte premtuar. Në këtë aksion ndihmues ranë në sy veçanërisht Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, e bija Donika Bardha, Dega e Vatres Michigan dhe Kryetari i saj Alfons Grishaj, Kisha e Shën Palit dhe Kryetari i Këshillit të saj Kolë Gjokaj, Shoqata “Malësia e Madhe” dhe kryetari i saj Pashko Gjokaj, Qendra Ballkanike në Troy dhe drejtuesi i saj Taulant Kadia, avokati i njohur Jozeph Dedvukaj dhe vëllai i tij, aktivistët Luigj Gjokaj, Kujtim Qafa, Gjeto Ivezaj, Petrit Doda, Mondi Rakaj, Nikoll Vneshta, Shoqata “ Kastrati”, Shoqata “ Kosova” etj. Në këtë fushatë ndihme kishte ardhur nga New Yorku, Konsulli i Përgjithëm i Shqipërisë në Amerikë, Dritan Mishto.

Në takim e mori fjalen Kongresmeni i tanishëm Gary Peters, i cili falenderoi të pranishmit dhe gjithë shqiptarët, si dhe premtoi ndihmën e tij më të madhe nëse do shkoi në Senat. Përshendeten takimin Dritan Mishta, Ekrem Bardha si dhe artistja e njohur Ermelinda Paparisto, e cila interpretoi disa këngë të njohura shqiptare nën drejtimin muzikor të Gjergji Paparistos.

Poashtu, ndihmuan dhe merrnin pjesë për të pasqyruar këtë aktivitet dy televizionet e komunitetit dhe Revista “ Kuvendi”. Sipas bisedës me koordinatoren e ketij aktiviteti, Donika Bardha, u arrit objektivi sipas parashikimeve dhe, me një falnderim të ngrohtë u mbyll ky takim, me shpresën që në takimet e tjera të kemi objektiva të reja dhe të arrimë që miku ynë , Gary Peters të jetë një nga senatorët e ardhshëm të Amerikës.

Pjeter Jaku

Previous Post

Partia Demokratike e Socialisteve (DPS) reagoi pas deklaratës së kreut të Iniciativës Qytetare për “Shqipërinë Natyrale”:

Next Post

15 gushti erdhi, referendumi jo

Next Post

15 gushti erdhi, referendumi jo

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org