• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Referendumi, vazhdon loja e manipulimeve

17 Korrik, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Referendumi për Komunën e Tuzit pas zgjedhjeve në Podgoricë

Referendumi për komunën e plotë të Tuzit nuk do të mbahet deri në fund të shtatorit . Ai  do të jetë vetëm pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë, ka thënë për gazetën “Dnevne Novine” këshilltari i Iniciativës Qytetare në KU të Tuzit, Vasel Sinishtaj.

Sipas Sinishtaj, e gjithë kjo është lojë politike.

“Podgorica është shumë afër, nëse nuk është tashmë në duart e opozitës. Kjo frikë do të sjellë që mandatin që kanë ta ushtrojnë deri në fund. Do të përpiqen të fitojnë në kohë, për të stabilizuar gjendjen dhe për të fituar një shumicë të re që do të forconte pozitën e DPS-së në kryeqytet. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse nuk do të mbahet referendumi”, ka vlerësuar Sinishtaj.

Sipas Sinishtaj edhe pse, kjo në procedurë ligjore nuk mund të bëhet siç kanë planifikuar, vendim që kanë marrë për të mbajtur referendumin, më shumë është dëshirë për të korrigjuar gabimin që ishte imponuar gjatë fushatës zgjedhore, se sa është dëshira reale e DPS-së që të bëhet kështu.

Këshilltarët në Kuvendin e Kryeqytetit në seancën e marsit kanë miratuar një Komunikatë mbi iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ për ndryshimin territorial për Zonën e KU të  Tuzit, që ka  të bëjë ndarjen e KU në Komunë të re.

Afati i fundit për mbajtjen e referendumit, siç është thënë në Kuvend, është shtatori i vitit 2013, dhe do të jenë vetë qytetarët e Malësisë, ata të cilët kanë të drejtë të votojnë dhe të deklarohen mbi ndryshimin territorial të KU të Tuzit.

Ndërkaq edhe Këshilltari i  PSP-së në Kuvendin e Kryeqytetit Kolë Lulgjuraj, për Gazetën “ Dnevne  Novine” ka thënë se nuk do të ketë referendum në shtator.

“Regjimi i tanishëm premton tash sa vite këtë, por ajo atyre nuk u konvenon. Qytetarët e Malësisë janë të mashtruar edhe njëherë” , theksoi Lulgjuraj.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse në fund të shtatorit do të mbahet referendumi për komunë e pavarur të Tuzit, drejtori politik i DPS-së, Tarzan Millosheviq, për gazetat e përditshme thotë se, më rëndësi është që të respektojnë procedurat ligjore.

Funksionari  DPS-së, Nikollë Gegaj, ka thënë se DPS do të respektojnë çdo vendim të shumicës së qytetarëve të KU të Tuzit në referendumin demokratik.
“Më duhet të them që me kujdes dhe me përgjegjësi të plotë, ne duhet të hyjmë në projekte që përgjithmonë do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të Malësisë. Gjithashtu, mund të them se referendumi është zgjidhja më e mirë dhe më demokratike për të shprehur vullnetin e qytetarëve,” theksoi Gegaj.

Albert Camaj

Previous Post

Rriten çmimet e rrymës elektrike dhe naftës

Next Post

Ambasadorja e SHBA-së shtron Iftar në Tuz

Next Post

Ambasadorja e SHBA-së shtron Iftar në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org