• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Vendimi, shtetësi shqiptare për shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit politik të Shqipërisë

3 Korrik, 2013
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Berisha njoftoi sot vendimin e fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në hapësirën e Shengenit, ose te atyre vendeve me marrëdhënie te njejte vizash me zonën e Shengenit.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi vendimit për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, që jetojnë jashtë territorit të Republikës.

“Vendimi u bllokua prej më shumë se katër muajsh, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të Shqipërisë. Ky vendim ka të bëjë me procedurat për njohjen dhe fitimin e shtetësisë shqiptare, nga persona me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës. Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që u ofron bashkëkombasve të vet atë që të tjerët ja kanë ofruar vite e vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, paqes dhe stabilitetit. Janë qindra mijëra shqiptarë të cilët emigruan në vendet e lira dhe asnjëri prej tyre nuk gëzon pothuaj shtetësi shqiptare.”- deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk mund të përfitojnë nga ky vendim.

“Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit”- deklaroi kryeministri Berisha. /BW/ /MALESIA.ORG/

Previous Post

Banorët e Dinoshës të pakënaqur me planin urbanistik

Next Post

Si të merrni shtetësinë shqiptare, ja kriteret dhe proçedurat!

Next Post

Si të merrni shtetësinë shqiptare, ja kriteret dhe proçedurat!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org