Banorët e fshatit Dinoshë kanë shprehur pakënaqësi ndaj planit urbanistik të projektuar për fshatin e tyre.
Dokumenti i këtij projekti urbanistik është prezantuar për shqyrtim publik në Bashkësinë lokale Dinoshë, që nga dita e premte.
Disa banorë të Dinoshësh janë shprehur se nuk do të lejojnë që varrezat lokale të shndërrohen në ato qendrore, shkruan gazeta “DAN”.
Fatmir Beqiraj, banorë i Dinoshës, shprehet se ka shikuar planin, dhe se ai është i papranueshëm për banorët e Dinoshës.
Ai theksoi, “se bëhet fjalë për të njëjtin planë, i cili është prezantuar disa muaj më parë, dhe të cilin e kemi refuzuar”.
Beqiraj tha, “Kapela në këto varreza nuk do të ndërtohet, pasi që mjafton kjo qe kemi. Nuk ka nevojë edhe për një kapelë tjetër dhe as zgjerim të varrezave. Të gjithë kanë varrezat e tyre dhe nuk do të lejojmë që në Dinoshë të ndërtohen varreza qendrore, dhe as ndërtimin e një parkingu të madh pran varrezave. Le të zgjerojnë cilin do objekt, shkollën, të punojnë çerdhen për fëmijë, shtëpinë e kulturës, por varrezat nuk do të zgjerohen, ka thëne Beqiraj.
Po të njëjtin qëndrim ka edhe Adem Beqiraj, i clii apeloj te organet kompetente se varrezat në Dinoshë janë varreza vëllazërore e jo varreza publike, dhe se ato nuk do të zgjerohen.
Ai theksoi se, “as ne varrezat e qytetit nuk ka një parking me kaq vende, kurse këtu e keni në planë. Shkojmë tek Spitali në Podgoricë dhe nuk kemi ku të parkojmë makinën. Mos u brengosni se ku do të parkohemi”.
Ai tha se nuk do të lejohet zgjerimi i varrezave në Dinoshë, “ato janë varrezat tona dhe toka jonë”, sqaroi Beqiraj.
E pranishme në B.L. Dinoshë ishte përfaqësuesja e Sekretariatit të planifikimit dhe rregullimit hapësinore, Milica Miljuskovic, e cila përpiqej të bindë Beqirajt se plani urbanistik është i qëlluar, shkruan i njëjti burim. /MALESIA.ORG/