• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 18 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Rezultati paraprak: Vujanovic rizgjedhet president (e plotësuar)

8 Prill, 2013
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Montenegrin President Vujanovic gestures while declaring victory based on his camp's own vote-count after presidential elections in PodgoricaKëshilli Shtetërorë i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje në Mal të Zi, sipas të cilave fitues është kandidati i DPS-së, Filip Vujanovic.

Sipas rezultateve paraprake të KShZ-së Vujanovic fitoi 161.940 vota apo 52,21 për qind, kurse kandidati i pavarur (opozitarë)   Miodrag Lekic 154.290 vota apo 48,79 për qind.

Në zgjedhjet presidenciale të 7 prillit, të drejtë vote kishin 511.405 nga të cilët votuan 326.793 votues.  Numri i fletëve të votimit të pavlefshme sipas KShZ-së është 10563. /MALESIA.ORG/

———————————————————————————-

Mbrëmë disa orë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve presidenciale, te dy kandidatet shpallen fitoren.

Sipas shtabit zgjedhor të kandidatit të pavarur (opozitarë) Miodrag Lekic, në bazë të 97% të votave të numëruara, kandidati Lekic ka fituar 50,5% të votave, kurse kandidati Vujanovic 49,5 për qind.

Kurse, sipas shtabit të kandidatit të DPS-së, Filip Vujanovic, në bazë të 100% të votave të numëruara, kandidati Vujanovic ka fituar 51,3% kundrejt 48,7% të votave për kandidatin Lekic.

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve pritet që të shpallin rezultatin preliminar deri nesër.

Sipas shtabit të Lekic-it, janë rreth 4 për qind të fletëvotimeve të pavlefshme, gjë që është më shumë se diferenca në vota në mes të kandidateve.

Në zgjedhjet e djeshme, sipas rezultateve preliminare, kanë votuar 63,7 për qind e votuesve me të drejtë vote, rreth 7 për qind më pak se në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.

Sipas gazetës Vijesti, nga analizat e para, tregon se Vujanovic ka fituar në mënyre te konsiderueshme më pak vota se koalicioni i përbërë nga DPS-SDP-LP.

Sipas informatave që posedojmë, dalja në këto zgjedhje ishte posaçërisht e ulët në komunat ku jetojnë shqiptarët.

Në Ulqin deri në ora 17:00 votuan vetëm 24.01% e votuesve. Në Plavë 28.69%. Në Rozhajë 29.94%.

Sipas informatave që posedojmë edhe në territorin e Malësisë ishte dalje e ulet, megjithatë ende nuk ka informata të sakta për arsye se votat e Komunës urbane të Tuzit shkojnë në kuadër të Podgoricës.

Sipas Vijesti, votuesit e partive të pakicave nuk dëgjuan partitë e tyre të cilat përkrahen Vujanovic-in.

Në Podgoricë (ku përfshihen edhe votat e Malësisë) sipas informatave të publikuara në Vijesti, kandidati i DPS-së ka fituar rreth 8000 vota më pak se sa kishin fituar koalicioni DPS-SDP-LP në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Në Rozhajë 5500 më pak, në Ulqin rreth 4800 më pak vota seç kishte koalicioni DPS-SDP-LP vitin e kaluar. Gjithashtu edhe në Tivar rreth 3200 dhe Plavë me rreth 2000 vota më pak. /MALESIA.ORG/

Previous Post

102 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe e vitit 1911 – nga Sytki Ndrecaj

Next Post

Fiasko e koalicionit DPS-Forca-PD-UDSH në Ulqin

Next Post

Fiasko e koalicionit DPS-Forca-PD-UDSH në Ulqin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org