• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Për të dytën herë miratohet plani financiar për vitin 2013 i KU të Tuzit

19 Mars, 2013
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Që në fillim të seancës u zhvillua një polemikë mes opozitës dhe shumicës, për arsye se IQ propozoi që në rënd të ditës të futet edhe diskutimi mbi pasojat e gjëndjes së jashtëzakonshme të shkaktuara nga vërshimet,  gjë që mazhoranca e refuzoi. Polemika më e ashpër ishte rreth rradhitjes  së planit  financiar për të dytën herë në rënd të ditës të cilin e kontestoi këshillëtari i  LDnëMZ Nikollë Camaj, i cili tha se në bazë të nenit 145, të rregullores së punës nuk ka mundësi që të diskutohet për të njëjtin plan financiar për pa e shqyrtuar  dhe refuzuar Kuvëndi i Kryeqytetit. “Të kthehet plani financiar i votuar  një herë në rivotim në bazë të kërkesës së sekretarit për financa është jo vetem shkelje flagrante e ligjit por edhe shkelje e dinitetit të këtij institucioni ku rrinë përfaqësueesit e Malësisë” tha në arsyetimin e vet  z.Camaj. Këtë intervenim të Camaj e përkrahën fuqishëm këshillëtarët e IQ Vasel Sinishtaj dhe Maliq  Çunmulaj dhe më vonë e tërë opozita. Mirëpo shumica e kreu punën ashtu si e kishte në plan dhe  e radhiti në rënd të ditës dhe e votoi, pa prezencën e opozitës planin financiar që është për më se 200.000 eu më i vogël se ai që ishte aporvuar në dhjetor. 

Kështu mazhoranca jo vetem se shkeli ligjin dhe dinitetin e parlamentit, por edhe fjalën e dhanë  në dhjetor se nuk do ta aprovoin plan financiar që nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Situatë  mjaft të tëndosur krijojë edhe pjesa që ka të bëjë me pyetjet  dhe përgjegjet e këshillëtarëve, ku përpos  të tjerash pati pyetje lidhur me mos pjesmarrjen e Kreut  të Komunës në festimin e 100 vjetorit  të Pavarësisë së Shqipërisë dhe mos  festimin  në organizim  të Komunës, pastaj lidhur me problemin e ujësjedhësit në Malësinë jugore (Vasel Sinishtaj), problemin rreth varrezave në Dinoshë dhe incidentin në stadiumin e Deçiqit në ndeshjen  Deçiq-Prishtinë ( Nikollë Camaj).

Siç e cekëm më parë, pas aprovimit të rëndit të ditës opozita (IQ-ASH-LD ) e lëshoi sallën me arsyetim se nuk dëshiron me marrë pjesë në këtë cirkus të organizuar nga mazhoranca e me të cilin shkelet diniteti i këtij institucioni.

Albert Camaj

Previous Post

Dhjetë shtetet që më së shumti e urrejnë Amerikën

Next Post

FDI thërret në bojkot të zgjedhjeve

Next Post

FDI thërret në bojkot të zgjedhjeve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org